Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me bashkitë e vendit, këtë herë me Bashkinë e Fushë-Arrësit, është një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet arsimit të lartë dhe administratës lokale.
Me firmosjen e kësaj Marrëveshje, Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrësit, Z. Hil Curri ranë dakort në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të zhvillimit bujqësor, kërkimit shkencor dhe të trajnimit të fermerëve.
Në këtë qasje, Universiteti ofroi kapacitetet humane dhe infrastrukturore në dispozicion të përvijimit të këtij bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve specifike të zonës dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit lokal.
Në vijim të bashkëpunimit të dy institucionet do të organizojnë në muajin Nëntor një aktivitet të përbashkët me qëllim identifikimin e fushave të mbështetjes nga UBT.