Bazat gjeohapsinore të një Sistemi të Integruar të Administratës dhe Kontrollit (IACS)”

Nis shkolla verore “Bazat gjeohapsinore të një Sistemi të Integruar të Administratës dhe Kontrollit (IACS)”

Ky program ofron një mundësi unike për të eksploruar pengesat dhe detajet teknike të IACS, me një theks të veçantë në Sistemin e Informacionit mbi Parcelat e Tokës (LPIS) dhe Aplikimin e Ndihmës Gjeohapsinore (GSAA).

Shkolla verore do të ofrojë seminare të udhëhequra nga ekspertë, mbledhje të të dhënave në terren dhe trajnim praktik kompjuterik nën mbikëqyrjen e ekspertëve, duke zgjeruar aftësitë e pjesëmarrësve në komponentët gjeohapësinorë të IACS, përmirësimi i njohurive në menaxhimin e gjeodatave dhe në forcimin e rrjetit të profesionistëve. Pjesë e saj janë përfaqësues nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor nga disiplina dhe institucione të ndryshme të lidhura me bujqësinë dhe fushën e gjeoinformacionit.      

Në programin e saj 5 ditor shkolla verore do të përmbajë:

• Njohuri mbi IACS në BE dhe statusi i zhvillimit të IACS në vendet e Ballkanin Perëndimor

• Prezantimi dhe diskutimi i sfidave dhe mundësive në vendosjen dhe mirëmbajtjen e LPIS dhe GSAA 

• Punë në terren mbi krijimin e hartave  të parcelave dhe llojeve të kulturave duke përdorur të dhëna nga remote sensing (sensorët në distancë) dhe fotografi të etiketuar gjeografikisht për monitorim dhe verifikim.

 

Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Instituti Leibniz për Zhvillimin e Bujqësisë në Ekonomitë në Transicion (IAMO) organizuan këtë shkollë në vazhdim të projektit "Ngritja e një Qendre Gjeoinformacioni për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës" (GEO-WB6, geo-wb6.net).

Thirrje për aplikim në Masterin e ri Universitar Ndërkombëtar të nivelit të parë në “Inovacioni i hapur dhe sipërmarrja rinore në sektorin e gjelbër mesdhetar”,