EVOOlution Masterclas Albania gjeneroi në tre sesione përgjatë të cilëve u zhvilluan prezantime mbi studime të ndryshme

Takimi i EVOOlution Masterclas Albania gjeneroi në tre sesione përgjatë të cilëve u zhvilluan prezantime mbi studime të ndryshme, strategji të mirëfillta nga faktorë të ndryshëm të zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit nga ekspertët italianë, diskutime me fermerë dhe sipërmarrës shqiptarë të vajit të ullirit dhe një Panel Test sipas IOC (International Olive Council) mbi metodat për vlerësimin sensorial të vajit të ullirit ekstra të virgjër.

Disa nga objektivat kryesore të zgjedhur nga ekspertët, kryesisht italianë por edhe shqiptarë, që u prezantuan në takim por edhe që u trajtuan gjatë diskutimit ishin:

-           Cilësia e vajit të ullirit në Shqipëri: Problemet ekzistuese dhe zgjidhjet e propozuara për përmirësim;

-           Karakterizimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër sipas standardeve të IOC;

-           Tregu botëror dhe europian i vajit të ullirit;

-           Perspektivat e zinxhirit të furnizimit të ullirit, rezultatet e fokus grupit të vajit të ullirit;

-           Zgjedhja e strategjisë së duhur të kultivarit bazuar tek territori;

-           Zgjedhja e modelit të prodhimit midis cilësisë dhe performancës;

-           Inovacionet teknologjike në prodhimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër etj.

Universiteti Bujqësor i Tiranës bëri bashkë në një Marrëveshje Bashkëpunimi Shoqatën e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (IBMA) dhe Shoqatën e Kultivimeve të Bimëve Eterojavore, prodhuesve dhe eksportuesve të esencave të tyre (EPCA)