EVOOlution Masterclass Albania

Një event për të promovuar zinxhirin e vlerës së vajit të ullirit në Shqipëri, u zhvillua sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në qendrën e vetme në vend që ofron njohuritë dhe ekspertizën për përmirësimin cilësor të këtij sektori.

Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku i uroi mirëseardhjen në këtë takim Zv. Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Dhimitër Kote; Konsullit Diplomatik të Ambasadës Italiane në Shqipëri, Z. Sergio Alias; Përfaqësuesit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga Kooperacioni Italian në Shqipëri (AICS), Z. Franco Turri; Përfaqësuesit të Tecnopolo Forli-Cesena të Rajonit të Emilia-Romagna, Z. Lorenzo Ciapetti; përfaqësues nga Universiteti i Bolonjës, Sara Barbieri (Drejtuese e Panel Testit të Vajit të Ullirit) dhe Prof. Asoc. Enrico Valli;  kompanive shqiptare e italiane në tregun e vajit të ullirit dhe fermerëve e bizneseve të ndryshme.

Ky Masterclass, u mbështet nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Kordinatori i UBT për Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Departamentin e Bujqësisë dhe Shkencave të Ushqimit (DISTAL) në Universitetin e Bolonjës, Dr. Fatjon Hoxha, dhe Zëvendës Dekanja e FBU, Prof. Asoc. Anila Kopali.

Masterclassi shërbeu për të bashkuar aktorët e zinxhirit të vlerës së vajit të ullirit, në Shqipëri e rajon, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ofrimin e të dhënave të sakta mbi këtë fushë, për të kuptuar problematikat dhe për të gjetur zgjidhje, për të shkëmbyer ide dhe për të diskutuar mbi sfidat e kohës, për të shpërndarë informacione e eksperienca.

UBT po nxjerr në pah gjithnjë e më tepër rolin, kontributin dhe kapacitetet që UBT ka për studentët, kërkimin shkencor dhe ofrimin e shërbimeve duke zgjeruar kështu rrjetën e bashkëpunime të frytshme, ku theksojmë bashkëpunimin e UBT me projektin PEMA të Rajonit të Emilia-Romagna, (Itali) drejtuar nga Dr. Lorenzo Ciapetti dhe vazhdimin e mëtejshëm të këtij kooperimi.

Ceremonia e Konstituimit të Senatit Akademik dhe Emërimit të Drejtuesve të Njësive Kryesore të UBT