Ferma e bagëtive të imta në qytetin e Përmetit ka qenë ndalesa e radhës e profesorëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës për zhvillimin e një dite demonstrimi/trajnimi.

Në trajnimin me temë “Efektiviteti ekonomik dhe zooteknik i kullotave natyrore nga dhentë” morën pjesë specialistë të SEB Gjirokastër, Bashkisë Përmet dhe disa fermerë të zonës.

U prezantuan praktikat e qëndrueshme të shfrytëzimit të kullotave natyrore, të lidhura me periudhën, kohën dhe intesitetin e kullotjes; mënyrat e kullotjes dhe ngarkesën me bagëti të kullotës në vartësi të mbulimit me masë foragjere me qëllim ruajtjen e tyre, ruajtjen e tokës dhe kombinimin më të mirë të plotësimit të nevojave të bagëtisë edhe duke i suplementuar me drithëra apo premiks në fazat kritike të prodhimit.

Po ashtu u përshkruan disa objektiva kryesore, si ruajtja e tokës nga kompaktësimi, ruajtja e bimësisë së dobishme në të ushqyerit e blegtorisë duke ekuilibruar kapcitetet kollosore me numrin e bagëtive dhe strategjitë që duhet të ndiqen për pakësimin e bimësisë me vlerë të ulët ushqyese apo barërave të këqia.

Mbështetje financiare prej 40 000 lekë/muaj për të studiuar në disa programe të Universitetit Bujqësor të Tiranës