Qeveria Shqiptare ka miratuar VKM nr 448, datë 3.7.2024, Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 386, Date 1.6.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për Miratimin e Fushave dhe të Programeve të Studimit, që Përbëjnë prioritet kombëtar, që ndjekin këto programe në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, të ndryshuar, e cila rikonfirmon që edhe për këtë vit akademik të gjithë maturantët që do të zgjedhin të studjojnë në një program bachelor në fushën e Bujqësisë, Pyjeve dhe peshkimit, do të përfitojnë një mbështetje financiare të barabartë në masën e pagës bazë minimale mujore (40 000 lekë në muaj).
Dëshironi që për studimet tuaja jo vetëm të mos paguani por të merrni një pagesë të barabartë me rrogën minimale në Shqipëri?
• Regjistrohu në UBT për Agronomi, Zootekni, Biologji Marine dhe Akuakulturë, Menaxhim i Burimeve Natyrore, Mbrojtje Bimësh, Hortikulturë, Inxhinieri Pyjesh, Inxhinieri Agromekanike, Agrobiologji, Inxhinieri Përpunim Druri, dhe do të merrni një pagesë mujore prej 40 000 lekë/muaj.
Për më tepër do të keni mundësi të akomodoheni në një ndër kampuset më të bukur në Ballkan për një pagesë simbolike prej 5 000 lekë në muaj.
Dëshironi që diploma juaj të ketë
vlerë dhe punësimi juaj të jetë i garantuar që ditën kur ju diplomoheni?
• UBT jua garanton këtë.
Dëshironi që ju të diplomoheni
njëkohësisht në dy Universitete nëpërmjet programeve duale?
• UBT në bashkëpunim
me BOKU, Vjenë, Austri, ofrojnë mundësinë që të merrni dy diploma njëherësh në
këto programe.
Të dashur maturantë:
Regjistrohuni
në Universitetin Bujqësor të Tiranës për t’i dhënë vlerë diplomës suaj dhe
për të hedhur hapa të sigurt në ndërtimin e karrierës dhe të së ardhmes suaj.
Vendim_Dege_Prioritare