Projekti “Ngritja e një qendre gjeoinformative për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës” hap kursin e dytë të trajnimit për pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kursi me temë "Analiza e të dhënave hapësinore" do të zhvillohet nga data 23-27 Shtator 2024, në Universitetin Bujqësor i Tiranës.
Përmes këtij kursi do të ofrohen njohuri të avancuara të analizës së të dhënave hapësinore dhe automatizimin e flukseve të punës GIS, duke forcuar kështu rrjetin rajonal të ekspertëve të gjeoinformacionit në Ballkanin Perëndimor.