Në mbështetje të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.7.2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë,” neni 46, Statutit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, miratuar me Urdhrin nr. 279, datë 28.07.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, neni 18/1 si dhe nenit 20, që përcakton se:
Komisioni i Promovimit të Titujve Akademik në UBT ka në përbërjen e tij 5 (pesë) anëtarë të cilet vetekandidohen dhe përzgjidhen nga Senati Akademik për një mandat 2 (dy) vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje, ju njoftojmë se të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për pozicionin e anëtarit të Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik (KPPA).
Anëtarët e Komisionit përzgjidhen nga Senati Akademik, ndërsa kandidatët duhet të jenë pjesë e personelit akademik të njesive krysore. Kriteri kryesor për aplikim është që kandidatët duhet të mbajnë titullin "Profesor".
Aplikimi duhet të përmbajë : Kërkesë për vetëkandidim për anëtar në KPPA
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 24/09/2024 pranë Sekretares së Senatit Akademik.
Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni
Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në Universitetin
Bujqësor të Tiranës.