“Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite”, me bashkëautor Gjon Fierza, Pjetër Dema e Preng Prenga është libri më i ri që flet për zhvillimin e pyjeve dhe të industrisë së drurit në rrethin e Pukës.
Promovimi i librit, organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Pyjeve, Shoqata e Specialistëve të Pyjeve, Shoqata e Prodhuesve të Mobilieve Shqiptare, zhvillohet në kuadër të Vitit të Pyjeve 2024 dhe të 65 vjetorit të FSHP.
Libri, i shkruar me përgjegjësi dhe i ilustruar me dokumentacione e informacione nga ish-punonjës dhe drejtues që kanë punuar në pyje dhe sharrat e Pukës në vite, është një dokument me vlera edukative dhe mesazhe të forta për brezat e rinj të specialistëve që t'i përkushtohen profesionit dhe të jenë kontribues të zhvillimit të pylltarisë shqiptare.