Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, komponenti ‘Fermat Lider’,

Gjatë vizitave këshilluese për shërbimet në vreshtari, në disa ferma të vreshtit në Rrashbull, Lezhë dhe Rrogozhinë, pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Baki Dervishi këshilloi fermerët për marrjen e masave të nevojshme që do të sigurojnë më shumë prodhim për vitin e ardhshëm dhe një bimë të shëndetshme nga pikpamja biologjike e fitosanitare.

Ai rekomandoi përkujdesjen pas vjeljes në vresht në drejtim të ruajtjes së lagështirës në tokë përmes ujitjeve duke siguruar 65% deri në 70% lagështi në tokë, mulcirimit të sipërfaqes tokësore përmes kositjes së barërave si dhe hijëzimit të ambjenteve të mbrojtura për të penguar depërtimin e rrezeve të diellit direkt në tokë. Po ashtu, u këshillua prerja e majave të reja të rritjes të cilat në këtë fazë konsumojnë shumë lëndë organike dhe ndikon negativisht në diferencimin e sythit, rrjedhimisht të prodhimit të vitit të ardhshëm.

*Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti ‘Fermat Lider’, ku pedagogët më me përvojë të Universitetit Bujqësor të Tiranës do të ndjekin në mënyrë të drejtpërdrejtë teknologjitë bujqësore në 50 ferma që janë zgjedhur pëmes aplikimit nga e gjithë Shqipëria.

FBM_PUBLIKIMI I LISTËS SË APLIKANTËVE