Në kuadër të Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider”, u zhvillua një vizitë monitoruese për evidentimin e problematikave fitosanitare në domate dhe kastravec në një nga serat e perimeve në fshatin Kuçovë, ku më herët është bërë implementimi i skemës së trajtimeve për mbrojtjen nga dëmtuesit në kontekstin e IPM.
Pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Shpend Shahini dhe Arlis Huqi, kontrolluan bimët e domates dhe kastravecit, të mbjellë para pak ditësh, për praninë e sëmundjeve dhe dëmtuesëve.
Gjatë monitorimit u vu re prania e species së krahëbardhës Bemisia tabaci në domate dhe dëmtuesi Liriomyza sp tek kastraveci, ndërkohë që rezultuan të pastra përsa i përket sëmundjeve.