Thirrje për aplikim në Masterin e ri Universitar Ndërkombëtar të nivelit të parë në “Inovacioni i hapur dhe sipërmarrja rinore në sektorin e gjelbër mesdhetar”,

Thirrje për aplikim në Masterin e ri Universitar Ndërkombëtar të nivelit të parë në “Inovacioni i hapur dhe sipërmarrja rinore në sektorin e gjelbër mesdhetar”, i cili do të japë një diplomë të dyfishtë të njohur në Shqipëri dhe Itali.

Ky kurs Master organizohet në Tiranë, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, së bashku me #CIHEAMBari, @uni.lum, @ciheam, dhe në bashkëpunim me @ intesasanpaolobankalbania.

Objektivi i programit është të trajnojë një brez të ri menaxherësh të inovacionit përmes prezantimit të një mentaliteti të ri dhe qasjeve të reja metodologjike (#DesignThinking, #LeanStartup).

Studentët do të udhëhiqen përmes krijimit, prototipizimit dhe zgjerimit të ideve inovative sipërmarrëse (produkte/shërbime të reja për tregje të reja) në sektorin agroushqimor brenda ekonomisë së gjelbër në bashkëpunim me kompani italiane dhe ndërkombëtare.

🔵 Tarifat e shkollimit deri ne 800€

Bursat në dispozicion

🔴 Afati i aplikimit 30 shtator 2024

Shkarkoni dokumentet e aplikimit: https://www.ubt.edu.al/fea

Për më shumë detaje dhe mënyrën e aplikimit kontaktoni:  info@ubt.edu.al -  mluci@ubt.edu.al

Skema Kombëtare e Trajnimit në Bujqësi, komponenti “Fermat Lider”, zhvillon një vizitë monitoruese