Kemi mbërritur në takimin e tretë me ekipin e BOKU në kuadër të zbatimit të projektit të riorganizimit të UBT sipas modelit të Universitetit BOKU të Vjenës për të folur këtë herë mbi strukturimin dhe përmirësimin e kurrikulës së UBT.
Ky takim do të ofrojë një vlerësim të shumëanshëm të kurrikulës aktuale për të siguruar që programet akademike të jenë rigoroze, duke i përgatitur studentët për karrierën dhe rritjen e tyre profesionale.
Përgjatë dy ditëve u zhvilluan takime me të gjithë grupet mësimore të fakulteteve referuar rishikimit të përmbajtjes dhe strukturës së tyre, vlerësimit të programeve aktuale Bachelor, identifikimit të nevojave dhe hapësirave për ndryshim në strukturorë, mundësitë e përmirësimit të kurrikulës në përputhje me kapacitetet e mësimdhënies.