Universiteti Bujqësor i Tiranës bëhet pjesë e Konferencës Ndërkombëtare: “Kontrolli i cilësisë së ajrit dhe ujit: Faktorë të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe ambientit për zhvillim të qëndrueshëm”.

Të gjithë hulumtuesit pjesëmarrës nga vende të ndryshme që lidhen me fushën e shëndetit mjedisor prezantuan përvojën e tyre shkencore në këtë konferencë, njëkohësisht për të njohur situatën e vendit tonë po edhe për të shkëmbyer përvoja me vende që kanë eksperienca shkencore të avancuara.

Zëvendës Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Dr. Erinda Lika ishte një ndër drejtueset e sesionit “Prespektivat aktuale mbi cilësinë e ajrit dhe të ujit”, ndërsa prezantoi edhe përvojën e saj shkencore mbi rolin e ujërave të zeza si komponent kryesor i qëndrueshmërisë dhe përhapjes në gjenet e rezistencës antimikrobike që ndikojnë në cilësinë e shëndetit mjedisor në Shqipëri.

Po ashtu, Prof. Dr. Kapllan Sulaj ishte pjesë e sesionit “Cilësia e Ujit dhe mbrojtja detare” ku Rozarta Nezaj prezantoi punimin e saj lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm, një vlerësim i klorit të mbetur dhe efekteve të tij shëndetësore.

Kjo është konferenca ndërkombëtare e dytë për shëndetin mjedisor, e organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin George Mason, VA, SHBA, përfaqësuar nga Melissa Perry, Dekane e Shkollës së Shëndetit Publik në këtë universitet, por edhe profesorë e studentë të tij.

Ferma e bagëtive të imta në qytetin e Përmetit ka qenë ndalesa e radhës e profesorëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës për zhvillimin e një dite demonstrimi/trajnimi.