Universiteti Bujqësor i Tiranës bëri bashkë në një Marrëveshje Bashkëpunimi Shoqatën e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (IBMA) dhe Shoqatën e Kultivimeve të Bimëve Eterojavore, prodhuesve dhe eksportuesve të esencave të tyre (EPCA)

Universiteti Bujqësor i Tiranës bëri bashkë në një Marrëveshje Bashkëpunimi Shoqatën e Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (IBMA) dhe Shoqatën e Kultivimeve të Bimëve Eterojavore, prodhuesve dhe eksportuesve të esencave të tyre (EPCA).

Për herë të parë Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku u ul në një tavolinë me  Presidentin e IBMA, Z. Filip Gjoka dhe Kryetarin e EPCA, Z. Xhevit Hysenaj për të diskutuar mbi sektorin e bimëve aromatike dhe mjekësore, për të dhënë ide e për të hapur rrugë të reja të zhvillimit të tij, një ndër të cilat është edhe kjo Marrëveshje.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi të ri ka të bëjë me shkëmbimin e njohurive midis

UBT dhe sektorit privat të fushës së bimëve aromatike dhe mjekësore, zhvllimin e praktikave profesionale të studentëve dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme e projekteve të përbashkëta duke inicjuar përmirësimin e standardeve të cilësisë së sektorit në vend.

Nërsa bizneset që drejtojnë Z. Gjoka dhe Z. Hysenaj shprehën gadishmërinë që të caktojnë një fond për kërkim dhe zhvillim në dobi të biznesit të tyre nëpërmjet kontratave të kërkimit shkencor me UBT.

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me bashkitë