Profesorë të UBT kanë parë dhe këshilluar fermerët nga zona të ndryshme për shërbimet në ullishte si plehërimi, kontrolli i barërave të këqija dhe ujitja bazuar në protokollin e shërbimeve.
Nga monitorimi rezulton se të gjitha fermat, gjatë muajit Maj, kanë kontrolluar barërat e këqija duke i kositur dhe kanë mulçëruar sipërfaqen e tokës sipas rekomandimit të dhënë.
Përgjatë muajit Qershor, në çdo fermë u realizua plehërimi plotësues me pleh azotik. U rekomandua plehërimi çdo 10 ditë me pleh të kombinuar të shoqëruar me ujitje për ato ferma që kanë ujë në doza të vogla 250-300 gr për bimë në formën e nitratit të amonit. Po ashtu, për fermat që nuk kanë ujë të përdoret forma e plehërave si sulfat amoni ose ure, ndërsa për tokat skeletike gurishtore që shplahen shpejt nga shirat, plehërimi duhet të bëhet i shpeshtë çdo javë me doza të reduktuara.