Universiteti Bujqësor i Tiranës merr pjesë në takimin e G7 për bujqësinë dhe peshkimin

Me 25-26 Shtator 2024, Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ishte i ftuar në takimin e organizuar në Siracusa,  në Sicili të Italisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të vendeve të G7 për çështjet e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe peshkimit në Afrikë dhe rajon.

Pjesë e takimit ishin përfaqësues e drejtues të lartë të Ministrive të Bujqësisë nga vendet e G7, të FAO, BE, etj.

Qëllimi kryesor i këtij takimi kishte të bënte me diskutimet mbi çështjet aktuale që sektori i bujqësisë dhe peshkimit po ndesh, në kushtet e sfidave e konflikteve të ndryshme që po kalon rajoni, si dhe me nevojën për përshtatje me ndryshimet klimaterike.

Krahas pjesëmarrjes në këtë takim të rëndësishëm, Rektori Sallaku mori pjesë edhe në hapjen e panairit më të madh bujqësor, organizuar nga Ministria Italiane e Bujqësisë dhe Dhoma Tregtare Italiane ITA.

“Pyjet dhe Sharrat e Pukës në vite”