Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpret për herë të parë në Shqipëri Grupin e Punës për Ngjalën Europiane (WGEEL) 2024
UBT si një ndër 28 vendet pjesëmarrëse pret këtë vit grupin me mbi 100 ekspertë dhe shkencëtarë të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Eksplorimin e Deteve (ICES), Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (GFCM) dhe Komisionit Këshillimor Evropian për Peshkimin dhe Akuakulturën e Brendshme (EIFAAC).
ICES është një organizatë ndërqeveritare e shkencës detare e përkushtuar për të përmbushur nevojat shoqërore duke ofruar këshilla të paanshme bazuar në shkencën më të mirë të disponueshme për gjendjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të deteve dhe oqeaneve tona.
Në përfundim të këtij takimi hybrid 10 ditor, Grupi do të kryejë vlerësimin vjetor të stokut për ngjalën evropiane, do të raportojë për shkencën në zhvillim duke përfshirë kërcënimet dhe mundësitë, ndërsa do të zhvillojë në mënyrë aktive mjete dhe metoda për të përpiluar dhe analizuar të dhëna gjithëpërfshirëse për ngjalën evropiane.