Në kuadër të marrëveshjes Erasmus +, midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Ekonomik në Katonicë, Poloni, shpallet thirrja për aplikim për 2 mobilitete të studentëve gjatë semestrit të dytë (2024-2025).
Ftohen studentët e Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1.Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
2.Listë notash nga Sekretaria Mësimore deri në momentin e aplikimit;
3.Lëtër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
4.Kopje e skanuar e pashaportës;
5.Dëshmi e angleze;
6.CV në gjuhën angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (18.09.2024) deri në datë 14 Tetor 2024.
Ju urojmë suksese!!!