Vizita e Ambasadorit të Sllovenisë në Shqipëri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Milan Jazbec hodhi themelet për bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin e eksperiencave midis dy vendeve.
Ambasadori u prit nga Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe stafi i tij, të cilët ndanë arritjet dhe objektivat e institucionit në fushën e bujqësisë, agrobiznesit dhe inovacionit rural.
Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për krijimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe programeve të shkëmbimit studentor, të cilat do të forcojnë lidhjet akademike dhe shkencore mes institucioneve akademike të dy vendeve.
Po ashtu, u diskutua edhe për vizitën e ardhshme të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme të Sllovenisë, Znj. Tanja Fajon, e cila pritet të vizitojë universitetin javën e ardhshme. Kjo vizitë do të jetë një mundësi për të thelluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për të eksploruar bashkëpunime të reja në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm në sektorin bujqësor.