Vizitë e SH. S. Znj. Tanja Fajon dhe Sh.T. Z. Milan Jazbec në Qendrën e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Laboratorit të Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit të Kafshëve në UBT.

Momente shkëputur nga vizita e SH. S. Znj. Tanja Fajon, Zv.Kryeministres dhe Ministres për Punët e Jashtme dhe Çështjet Europiane të Republikës së Sllovenisë dhe Ambasadorit të Sllovenisë në Shqipëri, Sh.T. Z. Milan Jazbec në Qendrën e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Laboratorit të Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetit të Kafshëve në UBT.

Me financim nga Qeveria sllovene dhe USAID në kuadër të Projektit UNILAB në vitin 2016 përfundoi ndërtimi i një qendre profesionale dhe trajnimi që përfshinte Laboratorin e Sigurisë Ushqimore,  Laboratorin e Shëndetit të Kafshëve dhe së fundmi në 2023 Laboratorin e  Farmakologjisë Veterinare dhe Farmakovigjilencës.

Jemi falenderues për mbështetjen e ofruar në ngritja e Qendrës, objektivi i së cilës është përmbushja e vizionit, prioriteteve dhe qëllimit strategjik që synojnë forcimin e një sistemi plotësisht efikas të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Roli i këtyre laboratorëve është intensifikuar vitet e fundit për qëllime didaktike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në ciklin e studimeve Master, për kërkim shkencor për studentët e Doktoraturës si edhe për trajnim në edukimin e vazhduar në fushën e sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik.

Vizita e Ambasadorit të Sllovenisë në Shqipëri në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Milan Jazbec