Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit

Prof. Dr. Seit SHALLARI

Dekan FBM

E-mail   sshallari@ubt.edu.al

Ai është Profesor në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Gjatë viteve 1985-1990 ka kryer studimet e larta dhe është diplomuar si “Agronom i Përgjithëshëm” pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku u emërua dhe filloi punë si asistent lektor në Mars të vitit 1990. Studimet e doktoraturës i ka kryer pranë Institutit Nacional Politeknik të Lorraine (INPL), Nancy, Francë (1994-1998) duke mbrojtur tezën e doktoraturës (PhD) në fushën e Shkencave Agronomike dhe Mjedisore me vlerësim maksimal dhe urimet e jurisë. Eshtë angazhuar në shërbimin civil gjatë viteve 2000-2007, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithëshëm për Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Në vitin 2007 ka fituar titullin akademik profesor i asociuar dhe në vitin 2011 titullin profesor. Gjatë periudhës 2016-2024 ka kryer detyrën e përgjegjësit të Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Zhvillon aktivitetin e mësimdhënies në programet Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor në modulet “Vlerësim dhe Auditim Mjedisi”, “Analizë dhe Vlerësim i Rriskut Mjedisor” dhe “Politika Mjedisore&Menaxhim Mjedisi”. Aktiviteti i tij shkencor është i fokusuar në problematikën e ndotjes së mjedisit, sjelljes së metaleve të rënda në mjedis, karakterizimit të rriskut dhe reabilitimit mjedisor. Gjatë viteve, ka drejtuar dhe ka marrë pjesë në projekte akademike dhe kërkimore, ka zhvilluar ekspertiza të pavarura në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare dhe organizata të tjera publike ose private. Ka publikuar artikuj shkencorë në revista me Faktor Impakti, të cilat janë të rankuara në Scopus, web of science etj. Raportet dhe publikimet e tij shkencore janë cituar më shumë se 1150 herë nga autorë të tjerë.

(https://scholar.google.com/citations?user=uLL07SwAAAAJ&hl=en ).

Shkarko CV