UBT
close

Info e Shpejte

Mirsevini, lexoni lajmet me te fundit dhe informacionin me te fresket ketu ne TOP PANELIN e UBT.
YOOtheme
Informacion mbi Dplomen Bachelor
  • Bachelor 3 vitete e para (DNP)
  • Bachelor 2  vitet e metejshme (DND)
  • Master  i nileit te pare 1 vit
  • Master i nevilit te dyte te pakten  1 vit
Klikoni ketu per me shume info
Top Panel
Top Panel
Top Panel

Publikime FEA


PDF Printoni E-mail

:: Mirësevini në fakultetin tonë ::

HISTORIKU
Fakultet i Ekonomisë & Agrobiznesit (FEA) ka një jetë relativisht te re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare). Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare, funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor te Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuzionimin e këtij Fakulteti në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse, Departamenti i “Drejtimit te Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky ristrukturim, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi ne vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave te reja qe do te ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit te agrobiznesit në tërësi.
Në vitin 2007, si pasojë e ristrukturimit të ish - Fakultetit të Bujqësisë, u krijua Fakultet i Ekonomisë & Agrobiznesit, i cili ka aktualisht tre departamente, Dep. i “Drejtimit te Agrobiznesit” dhe Dep. i Ekonomisë dhe Politikave Agrare dhe Dep. i Financë Kontabilitetit.


Vizioni

FAKULTETI I EKONOMISË & AGROBIZNESIT të jetë një qëndër bashkëkohore studimi, kërkimi dhe transferimi të njohurive, për t’u bërë pjesë integrale e një bote, ku studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit të gjejnë veten e tyre dhe të kontribuojnë me dije e profesionalizëm në fushat e ekonomisë bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, finances, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj, në dobi të integrimit Evropian.

Misioni
FAKULTETI I EKONOMISË & AGROBIZNESIT të mundësoje realizimin e edukimit shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i FEA, në nivelin që u mundëson atyre të përballojnë me sukses probleme që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik dhe njësive të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit.

 

 



 

 

Newsflash

The Regional Workshop for Europe on “Global Plan of Action for the Conservation and Sustainable Use of Plant Genetic Resources for Food and Agriculture
Tiranë më, 19-20 Prill, 2010
 
NJOFTIM
 
Me nismë të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, FAO, në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Resurseve Gjenetike të Bimëve, me Programin Europian të Bashkëpunimit të Resurseve Gjenetike te Bimeve (ECPGR), me Rrjetin e Evropës Juglindore te Resurseve Gjenetike të Bimëve (SEEDNet Programe) dhe nën kujdesin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, gjatë datave 19-20 Prill 2010, do të organizohet Workshop-i Rajonal me titull:
 
Lexoni permbajtjen...
 
WEBMASTER:: Fabjan Lashi::
Ndihmuan:: Elison Rota - Anela Naci::