|
|
|
|
Për më shumë informacion në lidhje me ne klikoni në menu djathtas>
HISTORIKU Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit u krijua ne 27.07.2007, më Vendimin e Keshillit të Ministrave për ndarjen e Fakultetit të Bujqësisë dhe krijimin e tre fakulteteve të reja në UBT”, mbi bazën e Departamentit të Teknologjisë Agroushqimore, krijuar në vitin 1998 (Fakulteti i Bujqësisë), që përfshinte Seksionin e Kimisë dhe Biologjisë, të ardhur nga shkrirja e Departamentit Nderfakultetor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Edukimi ne Shkencat dhe Teknologjine Ushqimore (ShTU) ne Universitetin Bujqesor te Tiranes ka filluar ne vitet 1960, nepermjet disiplinave teknologjike, si:
- Teknologjia e perpunimit te fruta-perimeve, - Teknologjia e perpunimit te rrushit (enologjia), - Teknologjia perpunimit te produkteve blegtorale.
- Kontrolli higjieno-sanitar i ushqimeve me origjine blegtorale - Mikrobiologjia dhe bioteknologjia ushqimore,
Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit pergatit inxhiniere agroushqimore, bioteknologe dhe specialiste te ushqimit e sigurise ushqimore, te afte te punojne ne te gjitha etapat e e zinxhirit ushqimor. Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit, perbehet nga 3 njesi baze: 1. Departamenti i Bioteknologjise Agroushqimore, qe jep: - Diplome te ciklit te pare (Bachelor) ne: Inxhinieri agroushqimore, ne dy profile: a) Profili 1 : Teknologji agroushqimore b) Profili 2 : Vreshtari-enologji - Diplome e ciklit te dyte ne: Inxhinieri agroushqimore (Master i shkencave) ne dy profile : a) Profili 1 : Teknologji agroushqimore b) Profili 2 : Vreshtari-enologji Bioteknologji ushqimore (Master i shkencave) Cilesia dhe siguria ushqimore (Master profesional) - Diplome e ciklit te trete (doktorate) ne : Shkencat dhe bioteknologjia ushqimore 2. Departamenti i Biologji-Kimise, qe nuk jep diplome, por zhvillon disiplinat e kimise se pergjithshme e inorganike, te kimise organike, te kimise fizike, te kimise analitike, te biologjise, te zoologjise etj, ne fakultetet e UBT. 3. Qendra e Kerkimeve te Ushqimit (QKU) Qendra e Kerkimeve te Ushqimit (QKU) eshte qender kerkimore shkencore, njesi baze, ne perberje te Fakultetit te Bioteknologjise dhe Ushqimit. Ajo kryen veprimtari kërkimore-shkencore dhe zhvillimi ne fushen e teknologjise agroushqimore, bioteknologjise dhe ushqimit dhe merr pjesë në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë.
|





