|
|
|
|
1.MIRËSEVINI NË FAKULTETIN E EKONOMISË & AGROBIZNESITTë dashur studentë,Mirësevini për të vazhduar studimet Tuaja pranë Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit (FEA). Vendimi i marrë nga ana Juaj për të ndjekur studimet pranë këtij Fakulteti, tregon se Ju keni bërë një nga zgjedhjet më të gjetura të jetës Tuaj dhe njëherazi, është një nder dhe vlerësim që i bëhet Fakultetit tonë dhe stafit të tij të mrekullueshëm. Ky vlerësim i Juaji, na obligon dhe rrit përgjegjësitë tona për të zhvilluar më tej përparësitë, standardet dhe cilësinë e edukimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Studimet Tuaja pranë FEA_s, do t’ju mundësojnë Juve përgatitje dhe arsimim të thellë shkencor dhe profesional në fushat e ekonomisë bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës, kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj, potencialisht të akreditueshme në sistemin global të edukimit, duke ju dhënë një shans të padiskutueshëm për pjesëmarrje aktive në procesin e integrimit evropian të vendit. Arritja e qëllimit të mësipërm do të realizohet nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes Tuaj, stafit dhe njësive akademike të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit. Shpresojmë që nëpërmjet këtij udhëzuesi, të kemi kontribuar sadopak drejtë interesave dhe nevojave Tuaja, për një informacion të domosdoshëm dhe mirë orientim Tuajin, në fushën e kurrikulave, planeve dhe programeve mësimore dhe jo vetëm, në dobi të familjarizimit me filozofinë e edukimit universitar.
Suksese,
Prof. Dr. Bahri MUSABELLIU Dekan i Fakultetit
2.KUSH ËSHTË FAKULTETI I EKONOMISË & AGROBIZNESITFakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit ka një jetë relativisht të re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare). Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuzionimin e këtij Fakulteti në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse, Departamenti i “Drejtimit të Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky ristrukturim, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi në vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave të reja që do të ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit të agrobiznesit në tërësi. Në vitin 2007, si pasojë e ristrukturimit të ish - Fakultetit të Bujqësisë, u krijua Fakultet i Ekonomisë & Agrobiznesit, i cili ka aktualisht kater departamente, Departamenti “Drejtim Agrobiznesit”, Departamenti “Ekonomi dhe Politikave Agrare”, Departamenti “Financë Kontabilitet” dhe Departamenti “Matematike Informatike”. Ai ofron aktualisht 13 diploma ne te trecilket e studimit. Në Fakultetin e Ekonomisë & Agrobiznesit, Ju do të keni mundësi të studioni në shume drejtime, sikunder tregohet më poshtë dhe për të tre ciklet e studimit.
3.INFORMACIONJu të dashur studentë, pranë Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit, do të gjeni kushte mjaftë komode të mësim dhënies dhe mësim marrjes.
Pamje nga sallat e zhvillimit të mësimit
Pamje nga sallat e laboratorëve të shkencave të aplikuara
4.FOKUSI I VEPRIMTARISE
Ju te dashur studente, duke vazhduar studimet Tuaja prane Fakultetit te
Ekonomisë & Agrobiznesit, do te mund te studioni per profesionin e zgjedhur, por
dhe te angazhoheni ne punen kerkimore dhe
per me teper, te mund te transferoni
dijet Tuja tek biznesi. Ne vizionin tone, FEA eshte konceptuar dhe funksionon si me poshte:
5. VIZIONI MISIONI OBJEKTIVAT
6.FEA_NUMRI I STUDENTËVE NË VITE Ne harkun kohor te dhjete-dymbedhjet viteve te fundit, numeri i studenteve qe kane zgjedhur te vazhdojne dhe vazhdpojne te vijojne studimet prane FEA_s eshte rritur ne menyre te ndieshme, si ne sistemin me kohe te plote, ashtu dhe ne ate me kohe te pjseshme, sikunder mund te shihet ne grafikun me poshte:
FEA_NUMRI I STUDENTËVE ME KOHË TË PLOTË NË VITI AKADEMIK 2011-2012
Shperndarja e numerit te studenteve me kohe te plote sipas drejtimeve te diplomimit eshte si me poshte: Theksojme se diploma ne “Menaxhim i Turizmit Rural” eshte çelur per here te pare ne kete vit akademik. fig Nr Std me kohe te plote 2011-2012
6.FEA_STAFI AKADEMIK & KUALIFIKIMI Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit ka aktualisht nje staff akademik prej 76 pedagogesh.Nivelet e kualifikimit te tyre jane si me poshte:
7. FEA_KOHEZGJATJA E STUDIMEVE & KALIMI NGA NJE CIKEL NE TJETERIN Bazuar në ligjin e arsimit të lartë, struktura e studimeve dhe kohëzgjatja e tyre në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, përcaktohet sipas skemës së mëposhtme:
8. FEA_STRUKTURA E STUDIMEVE
STUDIMET BAZË PËRFSHIJNË:
STUDIMET SPECIALITETIT PËRFSHIJNË:
fig
STUDIMET BAZË PËRFSHIJNË:
STUDIMET SPECIALITETIT PËRFSHIJNË:
fig
STUDIMET SPECIALITETIT PËRFSHIJNË:
fig
12. FEA_PROGRAMET SIPAS CIKLEVE TE STUDIMIT Ne zbatim te Ligjit te Arsimit te Larte, Statutit te UBT_se, si dhe Rregullores se Brendeshme te FEA_s, programet e studimeve janë organizuar në tri cikle.
13. FEA_DIPLOMAT QE JU OFROHEN STUDENTEVE
14. FEA_DISA TE DHENA PER STUDIMET, SIPAS DIPLOMAVE & CIKLEVE TE STUDIMIT
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||





