UBT
PDF Printoni E-mail

E KALUARA DHE E SOTMJA

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare është themeluar në Shtator të vitit 1952. Ai është pjesë e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe është qëndra e vetme universitare e edukimit veterinar në Shqipëri.

Gjithë veprimtaria për realizimin e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare rregullohet me Ligjin e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, “Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës”, “Rregulloren e Studimeve Universitare të UBT” dhe “Rregulloren e Studimeve Universitare të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare”, të ndryshuar dhe përmirësuar vazhdimisht.

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ndodhet në territorin e UBT, rreth 6 km larg Tiranës. Ai përbëhet nga 4 godina: godina qëndrore, ku ndodhen salla leksionesh, laboratorë si edhe zyrat e Dekanit dhe të departamenteve. Godinat e tjera përfshijnë sallat e anatomisë, të laboratorëve të lëndëve klinike dhe sallat e kirurgjisë. Por ai shfrytëzon edhe mjedise të tjera brënda ose jashtë territorit të UBT si EDE-në, ISUV, komplekse blegtorale të mbarështimit të derrave dhe shpendëve, fabrika të përpunimit të qumështit e prodhimit të sallamit si dhe thertore të ndryshme.

 

 

WEBMASTER:: Fabjan Lashi::
Ndihmuan:: Xhoni Gero - Blenard Spaho::