UBT

Fakultetet

FBM
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit


Fakulteti Ekonomisë dhe Agrobiznesit


Fakulteti Shkencave Pyjore
Image  
 Fakulteti Mjekësisë Veterinare

Image

PDF Printoni E-mail

"Aplikoni për bursa dhe shkëmbime në ERASMUS MUNDUS

 

Jeni  student/e?

Dëshironi të aplikoni për bursë për një cikël të plotë studimi Master

ose Doktorate Erasmus Mundus për vitin akademik 2014-2015?  

Ekzistojnë 42 Joint PHD dhe 138 Joint Master Erasmus Mundus dhe

një pjesë e mirë e tyre kanë rihapur aplikimet të cilat mbyllen në periudhën

 tetor- nëntor 2013. Programet Erasmus Mundus përfshijnë detyrimisht periudha

studimi në të paktën dy universitete evropiane dhe lëshojnë diploma të përbashkëta.

Kush mund të aplikojë?

Studentë dhe lektorë që duan të bëjnë Master ose PhD të plotë.

Si aplikohet?

Vizitoni në faqen e Erasmus Mundus listën e Masterave dhe PhD-ve.

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_en.php

Zgjidhni Masterin ose PhD që ju intereson dhe hyni në faqen e internetit përkatëse.

Aty do të gjeni afatet e aplikimit dhe kriteret. Kujdes: Afatet variojnë nga një

program në tjetrin dhe për një pjesë të tyre mbyllen në periudhën 

tetor – nëntor 2013.

Meqenëse ky është viti i fundit i Erasmus Mundus, pjesa tjeter e këtyre programeve

kanë mbyllur aplikimet që në fillim të vitit 2013.

Kushtojini prioritet maksimal: 1. Afatit të aplikimit 2. Mbrojtjes së gjuhës angleze

me TOEFL ose IELTS. Disa mastera mund të kërkojnë zotërimin e një gjuhe tjetër. 

Më pas filloni nga puna për përgatitjen e letrës së motivimit, gjetjes së dy

rekomandimeve nga ish pedagogët tuaj, plotësimit të formularit dhe plotësimit të

dokumenteve të tjera që kërkohen.

2. Nëse dëshironi të aplikoni për një mobilitet (exchange) për një periudhë

të shkurtër studimi (një semestër ose një vit akademik),

shihni Action 2 Partneritetet me IAL-të  e vendeve jo anëtare të BE-së,

ku përfshihen dhe aplikimet për bursa. 

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_2_en.php

Kush mund të aplikojë?

a. Në këtë aktivitet,  mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë

Studentët e universiteteve partnere (Universiteti i Tiranës dhe  i Mjekësisë) 

mund të aplikojnë për shkëmbim (exchange) nga niveli bachelor deri në postdoc

(pedagogët).

Studentët e universiteteve të tjera shqiptare, jo partnere, mund të aplikojnë duke

filluar nga niveli Master.

Si aplikohet?

Studenti hyn në faqen e Erasmus Mundus, gjen Action 2

http://eacea.ec.europa.eu/erasmus_mundus/results_compendia/selected_projects_action_2_en.php

-kërkon “partnerships” ku janë partnerë universitetet shqiptare :

1. Basileus V-Universiteti i Gentit -U. i Tiranës është partner

2. JoinEU-SEE V - University of Graz - U. I Tiranës është partner

3. ERAWEB- University Medical Center of Rotterdam )- U i Mjekesise është partner

- hyn në faqen e internetit dhe kërkon se cilat universitete ofrojnë studime në fushën ku ai

është i interesuar dhe njihet me kriteret e aplikimit. Më pas fillon të përgatitë dosjen e

aplikimit.

Nëse është student në një nga dy universitet partnere (UT ose Mjekesia), ai i përket 

Target group 1 (TG1) dhe mund të bëjë mobilitet që në nivelin bachelor ; nëse

universiteti i tij nuk është partner, studenti i përket Target group 2 (TG2) dhe mund të

aplikojë për mobilitet në nivel master dhe doktoratë. Ka dhe nje target group 3 (TG3)

per grupe te marxhinalizuar ose me nevoja specifike. Mobilitetet fillojnë nga 6 muaj deri

në 3 vjet.

Dokumentet e dosjes janë letra e motivimit, lista e notave deri në vitin kur ai është i

regjistruar, një ose dy rekomandime, dëshmi për njohjen e gjuhës, etj.

Edhe stafet administrative të universiteteve mund të aplikojnë për exchange 

afatshkurtra 1 mujore.

 
Tjetri >

WEBMASTER:: Fabjan Lashi::
Ndihmuan:: Xhoni Gero - Blenard Spaho::