|
MIRËSEVINI NË FAKULTETIN E EKONOMISË &
AGROBIZNESIT
Të dashur studentë,
Mirësevini për të vazhduar studimet Tuaja pranë
Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit (FEA).
Vendimi i marrë nga ana Juaj për të ndjekur studimet
pranë këtij Fakulteti, tregon se Ju keni bërë një nga zgjedhjet më të gjetura
të jetës Tuaj dhe njëherazi, është një nder dhe vlerësim që i bëhet Fakultetit
tonë dhe stafit të tij të mrekullueshëm. Ky vlerësim i Juaji, na obligon dhe
rrit përgjegjësitë tona për të zhvilluar më tej përparësitë, standardet dhe
cilësinë e edukimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit.
Studimet Tuaja pranë FEA_s, do t’ju mundësojnë Juve
përgatitje dhe arsimim të thellë shkencor dhe profesional në fushat e ekonomisë
bujqësore, zhvillimit rural të integruar, menaxhimit të ndërmarrjeve, financës,
kontabilitetit, marketingut, agroturizmit, ekonomisë dhe politikave agrare etj,
potencialisht të akreditueshme në sistemin global të edukimit, duke ju dhënë
një shans të padiskutueshëm për pjesëmarrje aktive në procesin e integrimit
evropian të vendit.
Arritja e qëllimit të mësipërm do të realizohet nëpërmjet
promovimit dhe pjesëmarrjes Tuaj, stafit dhe njësive akademike të FEA në
programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e
ekonomisë dhe agrobiznesit.
Shpresojmë që nëpërmjet këtij udhëzuesi, të kemi
kontribuar sadopak drejtë interesave dhe nevojave Tuaja, për një informacion të
domosdoshëm dhe mirë orientim Tuajin, në fushën e kurrikulave, planeve dhe
programeve mësimore dhe jo vetëm, në dobi të familjarizimit me filozofinë e
edukimit universitar.
Suksese,
Prof. Dr. Bahri MUSABELLIU
Dekan i Fakultetit
|


Mirėsevini nė FEA 