UBT
PDF Printoni E-mail

UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES

FAKULTETI MJEKESISE VETERINARE

 

Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare ėshtė themeluar nė Shtator tė vitit 1952. Ai ėshtė pjesė e Universitetit Bujqėsor tė Tiranės dhe ėshtė qėndra e vetme universitare e edukimit veterinar nė Shqipėri.

Gjithė veprimtaria pėr realizimin e studimeve nė Fakultetin e Mjekėsisė Veterinare rregullohet me Ligjin e Arsimit tė Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė, Nr. 9741, datė 21.05.2007, “Statutin e Universitetit Bujqėsor tė Tiranės”, “Rregulloren e Studimeve Universitare tė UBT” dhe “Rregulloren e Studimeve Universitare tė Fakultetit tė Mjekėsisė Veterinare”, Prill 2008 tė ndryshuar dhe pėrmirėsuar vazhdimisht.

Fakulteti I Mjekėsisė Veterinare ndodhet nė territorin e UBT, rreth 6 km larg Tiranės. Ai pėrbėhet nga 4 godina: godina qėndrore, ku ndodhen salla leksionesh, laboratorė si edhe zyrat e Dekanit dhe tė departamenteve. Godinat e tjera pėrfshijnė sallat e anatomisė, tė laboratorėve tė lėndėve klinike dhe sallat e kirurgjisė. Por ai shfrytėzon edhe mjedise tė tjera brėnda ose jashtė territorit tė UBT si EDE-nė, ISUV, komplekse blegtorale tė mbarėshtimit tė derrave dhe shpendėve, fabrika tė pėrpunimit tė qumėshtit e prodhimit tė sallamit si dhe thertore tė ndryshme.

Studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė Veterinare janė me shkėputje nga puna dhe zgjasin 5 vjet. Programi i kėtyre studimeve pėrfshin 3630 orė, nga tė cilat 1860 teori, 1530 orė praktikė laboratorike dhe 300 orė praktikė profesionale.

Studimet nė Fakultet janė tė ndara nė tre cikle:

njė cikėl dy vjecar;

njė cikėl tre vjecar 

njė cikėl praktikė profesionale

 

· Cikli i parė pėrfshin 4 semestra (1-4);

· Cikli i dytė pėrfshin 5 semestra (5-9);

· Cikli i tretė pėrfshin njė semestėr (10).

gjithsej, 10 semestra, me 15 javė secili.

Si rregull mėsimi fillon tė hėnėn e parė tė tetorit dhe mbaron javėn e fundit tė janarit. Semestri i dytė, fillon pas periudhės sė provimeve dimėrore (e ndryshme pėr ēdo vit mėsimor) dhe mbaron nga java e tretė e majit deri nė javėn e dytė tė qershorit (sipas vitit mėsimor). Periudha nga pėrfundimi i semestrit tė dytė deri mė 10 korrik pėrfaqeson periudhėn e provimeve tė sezonit tė verės.

Numri i kandidatėve nė Fakultetin e Mjekėsisė Veterinare ėshtė i mbyllur, qė do tė thotė se ka njė numėr tė pėrcaktuar vendesh nga MASH, mbėshtetur nė propozimin e bėrė nga Universiteti Bujqėsor dhe Fakulteti i Mjekėsisė Veterinare. Pranimi i tyre bazohet nė kėrkesėn e kandidatėve nga gjithė Shqipėria, duke marrė nė konsideratė rezultatet e shkollės sė mesme. Pėr kandidatėt, te cilėt jetojnė nė trojet etnike jashtė kufijve shtetėrorė tė Shqipėrisė, ka kuota tė veēanta.

Nė fillim tė studimeve nė kursin e I, studentėt regjistrohen nė regjistrin themeltar tė Fakultetit tė Mjekėsisė Veterinare dhe e ruajnė kėtė numėr regjistri gjatė gjithė viteve tė studimit.

Nė fillim tė ēdo viti akademik studenti ėshtė i detyruar tė konfirmojė nė Zyrėn e Studimeve dhe Studentėve vazhdimin e studimeve, brenda dhjetė ditėve nga data e fillimit tė vitit akademik, duke ju nėnshtruar detyrimeve fiskale tė pėrcaktuara me ligj.

Ēdo kurs ndahet nė grupe mėsimore, madhėsia e tė cilėve pėr lėndėt speciale luhatet nga 12-15 studentė, pėr tė lehtėsuar kryerjen e praktikave laboratorike dhe klinike.

 Nė fund tė studimeve ata paisen me Kartėn e Regjistrimit tė Studentit, e cila pasqyron gjeneralitetet, lėndėt, numrin e orėve, kreditet dhe titullin e diplomės.

Periudha e studimeve 5 Vjet

Orė gjithėsej 3630

Nr. Provimeve 35

Nr. Firmave 9

DIPLOMIMI me Provim Formimi ose Teme diplome

DIPLOMA QE OFRON FAKULTETI: “Mjek Veteriner”

 

 

WEBMASTER:: Fabjan Lashi::
Ndihmuan:: Xhoni Gero - Blenard Spaho::