UBT
PDF Printoni E-mail

Qëllimet e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

º  Njohja e shkencave bazë, me qëllim përdorimin e tyre në praktikë;

º  Njohja e patologjive të specieve të kafshëve, përfshirë dhe ato zoonotike dhe aftësia diagnostikuese duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore;

º  Njohja e epidemive, diagnoza, profilaksia, terapia dhe kontrolli i sëmundjeve infektive dhe parazitare në kafshë;

º  Aftësia për të njohur dhe vlerësuar pastërtinë, higjienën, cilësinë dhe alteracionet e mundshme të ushqimeve me origjinë shtazore;

º  Njohja e normave të legjislacionit sanitar të produkteve me origjinë shtazore;

º  Njohja e të ushqyerit dhe të teknologjive të mbarështrimit të kafshëve dhe përmirësimit gjenetik të tyre;

º  Aftësia për të konstatuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike impaktin e mbarështrimit të kafshëve mbi mjedisin;

º  Njohja e lidhjeve njeri – kafshë dhe kafshë - mjedis, bioteknologjive gjenetike dhe riprodhimit, biologjisë molekulare dhe përdorimet e tyre;

º  Njohuri mbi karakteristikat e menaxhimit, marketingut dhe drejtimit të fermave të kafshëve;

º  Njohja e normativave kombëtare dhe atyre të Komunitetit Europian përsa I përket kompetencave veterinare;

º  Njohja e gjuhës angleze;

º      Njohja e nocioneve informatike dhe raportet themelore për hyrjen në tregun e punës dhe drejtimin profesional.

Kursi i studimeve në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare

Fakulteti Mjekësisë Veterinare ofron programe studimi në tre drejtime kryesore aftësimi:

·      Shëndetin e kafshëve të prodhimit,

·      Shëndetin e kafshëve të shoqërimit,

·      Shëndetin publik,

i udhëhequr nga koncepti bashkëkohor që kërkon profesioni i veterinerit:

“të parandalojë dhe luftojë sëmundjet e kafshëve; të kontribuojë në mbarështimin sa më të mirë dhe rritjen e prodhimit të kafshëve; të mbrojë njerëzit nga infeksionet që vijnë nga kafshët dhe nga ushqimet me origjinë shtazore”.

 

Njohja e gjuhës angleze

Kërkohet njohja e gjuhës angleze. Ajo ka 4 kredite.

Praktika profesionale

Praktika profesionale, e detyrueshme, në përfundim të kursit teorik, pra në semestrin e 10-të.

Kontrolli i produkteve me origjinë shtazore, sëmundjet e specieve, riprodhimi dhe patologjitë e tij, sëmundjet e derrave dhe shpendëve. Kjo veprimtari kryhet pranë strukturave didaktike të Fakultetit dhe Universitetit dhe strukturave publike dhe private të përzgjedhura nga Fakulteti.

Profesioni i mjekut veterinar

Profesioni i veterinerit në dhjetëvjeçarët e fundit ka pësuar ndryshime të rëndësishme, përsa i përket veprimtarisë së specialistëve të sektorit publik dhe të profesionitëve të lirë.

Sot, mjekët veterinarë zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sektorët e mëposhtëm:

Shërbimi veterinar publik

Mbështetur në Ligjin Nr. 9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoriatin veterinar” shërbimi veterinar shtetëror organizohet si system I njesuar dhe mbulon të gjithë territorin e RSH. Ai është I organizuar dhe vepron në MBUMK, në nivel qarku, bashkie dhe komune. Ai drejtohet nga Drejtoria e Veterinarisë në MBUMK, që është organi kompetent qëndror që mbulon veprimtarinë veterinare në shkallë vendi.

Drejtoria e Veterinarisë në MBUMK

 

Shërbimi veterinar në qark është pjesë përbërëse e Drejtorisë

Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit që mbulon veprimtarinë veterinare rajonale. Në përbërje të sektorit veterinar janë:

  • Inspektorët e shëndetit të kafshëve, të identifikimit, të epidemiologjisë dhe të riprodhimit;
  • Inspectorë të shëndetit publik veterinar;
  • Inspectorë të pikave të inspektimit veterinar kufitar;
  • Shërbimi veterinar laboratorik

 

Zyra veterinare vendore mbulon veprimtarinë veterinare në bashki dhe komuna dhe është në varësi teknike të sektorit veterinar të qarkut.

 

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) është e vetmja qendër reference laboratorike kombëtare dhe pjesë e rrjetit të shërbimit kombëtar.

 

Profesioni i lirë

Shërbimi veterinar privat përbëhet nga:

  • Veterinerë privatë me kontratë me shtetin;
  • Veterinerë në profesion të lirë, klinikat veterinare, farmacitë veterinare, laboratorët veterinarë, stacionet e inseminimit artificial dhe spitalet veterinare.

 

Në FMV janë diplomuar 3664 veterinerë. Ata punojnë individualisht ose në bashkëpunim, duke mbuluar të gjithë territorin e vendit me një rrjetë klinikash veterinare ose me shërbimin e tyre ambulator. Shkalla e specializimit të tyre është rritur ndjeshëm vitet e fundit, mbështetur edhe nga një llojshmëri e madhe produktesh farmaceutike dhe ushqimesh për kafshët. Një pjesë e mirë e tyre merren me kafshët e shoqërimit (qen, mace dhe të tjera). Pjesa tjetër kujdeset ndaj kafshëve të prodhimit (gjedhë, dele, dhi, derra, shpendë, peshq) si edhe kuaj.

Industria private

Veterinerët e ekonomive punojnë në komplekse industriale, të prodhimit të ushqimeve për blegtorinë, farmaceutike dhe ushqimore me detyra menaxheriale dhe teknike të kualifikuara.

Në thelb të punës së tij, mjeku veteriner ka një seri kompetencash të përfshira jo vetëm në veprimatarinë në klinikë, lidhur me kafshët e shoqërimit ose të prodhimit, por edhe kompetenca të fituara në drejtime të ndryshme gjatë viteve të studimeve dhe të eksperiencës në terren që i japin figurës së tij një profil të qartë profesional. Veterineri zotëron një vizion të gjerë dhe praktik në fushën agro-zootekniko- sanitare, ekspert në sektorë

aqë nga ai mikrobiologjik në atë infektiv;

anë bioteknologjitë e ushqimeve për kafshët dhe njerëzit;

anë drejtimin manaxherial të komplekseve agro-zooteknike të prodhimit, transformimit dhe tregëtimit të ushqimeve me origjinë shtazore, veçanërisht lidhur me sigurinë ushqimore;

aqë nga parandalimi i zoonozave tek ekobiologjia;

aqë nga higjiena ushqimore e zooteknike tek ekoepidemiologjia.

Organizimi profesional i mjekëve veterinerë    

Mjekët veterinerë janë organizuar në “Dhomën e Mjekëve Veterinerë“, e cila është një ent publik që përfaqëson interesat e përbashkëta të mjekëve veterinerë të Shqipërisë.  

 

WEBMASTER:: Fabjan Lashi::
Ndihmuan:: Xhoni Gero - Blenard Spaho::