Guide UBT-1.doc

 

UNIVERSITETI BUJQËSORE I TIRANËS

 

Programet, diplomat dhe mundësitë e punësimit

Universiteti Bujqësor Tiranës, UBT-ja, ka në zbatim 54 programe studimi në fushat e inxhinierisë agrare, inxhinierisë së agromjedisit, ekonomisë dhe agrobiznesit, inxhinierisë agroushqimore, inxhinierisë së pyjeve dhe përpunimit të drurit dhe mjekësië veterinare. Informacion më i detajuar mbi programet e studimit dhe diplomat përkatëse gjendet sipas fakulteteve:

  1. Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit,
  2. Fakulteti i Ekonomisë dhe i Agrobiznesit,
  3. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit,
  4. Fakulteti i Shkencave Pyjore,
  5. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare

Mundesitë e punësimit pas përfundimit të programeve të ofruara të studimit janë të shumëllojshme. Studentët e diplomuar pranë Univertitetit Bujqësor të Tiranës mund të punësohen si inxhinierë agrarë, inxhinierë mjedisi, ekonimistë politikash, ekonomistë agrobiznesi dhe ekonomistë  të financës dhe të kontabilitetit, teknologë të industrisë agroushqimore, inxhinerë pyjesh, inxhinierë përpunimi druri dhe mjekë veterinerë pranë ndërmarrjeve të agrobiznesit, ministrive  dhe institucioneve të tjera qendrore, në institucionet e pushtetit lokal, pranë institucioneve kërkimore-shkencore në fushën e bujqësisë dhe mjedisit dhe në shumë sektorë të tjerë. Për informacion më të detajuar mbi mundësitë e punësimit referoju prgrameve të sudimit sipas fakulteteve.

Kërkimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Kërkimi shkencor në UBT përfshin fusha të ndryshme të kërkimit:

  1. të shkencave biologjike të aplikuara,
  2. bujqësisë dhe mjedisit,
  3. shkencave pyjore,
  4. shëndetit të kafshëve dhe të konsumatorit,
  5. bioteknologjisë dhe ushqimit,
  6. shkencat ekonomike dhe agrobiznesit etj.

Për informacion më të detajuar mbi fushat prioritare të kërkimit referoju Fushat prioritare të kërkimit.

Procesi i Bolonjës në Universitetin Bujqësor të Tiranës

UBT-ja ka qenë në pararojë të zbatimit të procesit të Bolonjës dhe të Kartës së Bolonjës.

Aktualisht, UBT-ja ka në zbatim 54 programe studimi në fushat e inxhinierisë agrare, inxhinierisë së agromjedisit, ekonomisë dhe agrobiznesit, inxhinierisë agroushqimore, inxhinierisë së pyjeve, përpunimit të drurit, dhe mjekësisë veterinare. Nga këto programe studimi, 13 programe janë të ciklit të parë, 21 janë programe të ciklit të dytë (diploma të nivelit të dytë dhe Master të nivelit të parë) dhe 20 programe janë të ciklit të tretë (Mater të nivelit të dytë dhe programe doktoratash).

Për më shumë informacion lidhur me programet e studimeve në UBT referoju Çfarë duhet të dijë një student mbi procesin e Bolonjës (në proces)