|
STATUTI I
UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS
Kreu I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Universiteti Bujqësor i Tiranës është institucion i
arsimit të lartë publik që financohet nga shteti dhe burime të tjera të
ligjshme. Veprimtaria e Universitetit Bujqësor të Tiranës bazohet në nenin 57,
pika 7 e Kushtetutës dhe në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 9832, datë
12.11.2007 dhe ligjin nr. 10307, datë 22.07.2010 ), në këtë statut si dhe në
rregulloret që miratohen në zbatim të tij.
Universiteti
Bujqësor i Tiranës është vazhdues i Institutit të Lartë Shtetëror të Bujqësisë,
themeluar në vitin 1951 dhe u emërtua UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS në vitin
1991. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka stemën dhe vulën e tij, të cilat janë
paraqitur në anekset bashkëlidhur këtij statuti.
Neni 2
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka të drejtën ligjore:
- të zgjedhë
organet dhe autoritetet e veta drejtuese;
- të vendosë
lidhje me shkollat e larta vendase dhe të huaja për shkëmbim përvoje dhe
për bashkëpunim në mësimdhënie, në kërkimin shkencor si dhe për
kualifikimin e personelit;
- të vendosë
marrëdhënie dhe të bëhet anëtar i shoqatave dhe organizatave kombëtare dhe
ndërkombëtare të shkollave të larta si dhe të bashkëpunojë me subjekte, të
cilat ndihmojnë në zhvillimin e Universitetit;
- të lëshojë
diploma, çertifikata apo tituj të tjerë në përputhje me nivelin e formimit
të kryer;
- të kryejë
vetëvlerësimin e realizimit të qëllimeve dhe të detyrave të tij institucionale.
Neni 3
Universiteti Bujqësor i Tiranës ngarkohet dhe pranon detyrat e mëposhtme:
- të kryejë
arsimimin profesional dhe kualifikimin shkencor nëpërmjet mësimit dhe
kërkimit shkencor; (të ofrojë programe të studimeve për të tre ciklet e
përcaktuara në nenin 26 të LAL)
- të
zhvillojë punë shkencore në të gjitha fushat që ai mbulon dhe të përgatisë
specialistë dhe shkencëtarë të rinj;
- realizon kërkimin shkencor e të aplikuar dhe veprimtari krijuese,
ofron shërbime, në përputhje me misionin e tij, mbështet dhe realizon
aftësimin e personelit akademik.
- u garanton
punonjësve akademikë mundësi të barabarta për të përfituar nga financimet
për kërkimin shkencor;
- Universiteti
Bujqësor i Tiranës, në përputhje me objektivat e tij të mësimdhënies,
kërkimit shkencor dhe të respektimit të lirisë të secilit, harton programe
dhe projekte specifike sipas nevojave të fushave të ndryshme. Konkurron me
këto projekte në planin kombëtar për financimin e kërkimit shkencor,
teknologjik dhe kulturor si dhe në planin ndërkombëtar.
Neni 4
Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe personeli i tij kanë liri akademike në
mësimdhënie dhe në kërkim shkencor. Liria akademike shprehet në respektimin e
opinioneve, të ideve, të metodave dhe në garantimin e zhvillimit të lirë,
krijues e kritik të mësimdhënies e të kërkimit shkencor në përputhje me
përmbushjen e qëllimeve të Universitetit.
Neni 5
Universiteti Bujqësor i Tiranës ngre njësinë e vet të vlerësimit dhe të
monitorimit të cilësisë akademike. Ngritja e njësisë bëhet sipas legjislacionit
në fuqi.
Neni 6
Universiteti Bujqësor i Tiranës gëzon imunitet. Ndërhyrja
e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me leje ose me kërkesë
nga Rektori, përveç rasteve të fatkeqësive natyrore dhe të kryerjes së krimeve
flagrante, sidomos të atyre kundër jetës.
KREU II
ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
organet kolegjiale
Neni 7
Qeverisja e Universitetit Bujqësor të Tiranës bazohet në bashkëpunimin e
organeve drejtuese dhe autoriteteve drejtuese në nivel universiteti, fakulteti,
departamenti dhe njësive të tjera administrative. Universiteti funksionon në
bazë të rregulloreve institucionale të vendosura nga organet përkatëse.
Neni 8
Autoritete drejtuese të Universitetit
janë:
a. Rektori,
b. Dekani,
c. Përgjegjësi i njësisë bazë.
Organe drejtuese dhe administruese janë:
Senati Akademik, Rektorati, Këshilli i Administrimit, Këshilli i Etikës dhe
Këshilli i Fakultetit.
Senati Akademik
Neni 9
Senati është organ kolegjial i zgjedhur në nivel Universiteti, përbëhet nga
anëtarë, personel akademik, personel joakademik dhe studentë, të cilët zgjidhen
sipas legjislacionit në fuqi.
Senati akademik, përveç kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 9741,
datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar),
neni 14, ushtron dhe këto kompetenca:
- miraton
statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës;
- miraton hapjen e filialeve, krijimin e
qendrave apo kurseve të posaçme si dhe projekteve të tjera të shërbimit që
ofrohen nga fakultetet, bazuar në propozimin e këshillit të fakultetit përkatës;
- përcakton
kriteret e pranimit për kandidatët në ciklin e dytë dhe të tretë të
studimeve, sipas propozimeve të këshillave të fakulteteve si dhe kuotat
përkatëse të cilat ia propozon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës;
- i propozon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës hapjen apo mbylljen e degëve të reja
në Universitet;
- miraton
paraprakisht rregulloren e brendshme, të Këshillit të Etikës, të Këshillit
të Profesorëve dhe Rregulloren e Studimeve;
- miraton
strategjitë për zhvillimin afatgjatë të Universitetit, duke përfshirë
propozimet për programe, departamente dhe fakultete të reja;
- miraton
kurset e studimit dhe planet mësimore;
- miraton
vendosjen e marrëdhënieve në nivel kombëtar e ndërkombëtar të propozuar
nga fakultetet;
- cakton
komisionet e zgjedhjeve në shkallë Universteti;
- propozon
për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa”.
- miraton
raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, si dhe atë financiar,
në një mbledhje të hapur për gjithë personelin akademik e administrativ
dhe për studentët
- vlerëson
veprimtarinë mësimore – kërkimore të personelit akademik
- vlerëson
dhe miraton programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo
pjesë të tyre si dhe hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore
ose kërkimore
Senati përbëhet
nga 25 anëtarë, përfaqësues të grupimeve të mëposhtme:
Përfaqësues të personelit
akademik: 20
Përfaqësues të
personelit joakademik:
1
Përfaqësues të
studentëve:
4
Ish- Rektori dhe Rektori i zgjedhur fitojnë të drejtën për të qenë
automatikisht anëtarë të Senatit Akademik.
Senati përcakton numrin e anëtarëve nga çdo fakultet, në përputhje me
numrin e punonjësve të tyre, sipas grupimeve përkatëse të përfaqësimit.
Mandati i anëtarit të Senatit është me kohëzgjatje 4- vjeçare dhe hiqet:
- Me
mbarimin e afatit,
- Me dhënien
e dorëheqjes,
- Me
largimin nga Universiteti,
- Me
mungesën pa arsye në 3 seanca radhazi,
- Në raste
paaftësie fizike apo mendore për të ushtruar funksionin.
Zëvendësimi i anëtarit të larguar bëhet me anë të zgjedhjeve të reja brenda
1 muaji në njësinë që përfaqëson anëtari i larguar.
Mënyra e thirrjes së mbledhjeve të Senatit akademik, rendi i ditës, votimi
dhe çështje të tjera të lidhura me to parashikohen në rregulloren e
Universitetit.
Neni 10
Senati mblidhet në sesione të rregullta 2 herë në një tremestër. Sesionet e
jashtëzakonshme thirren kur Rektori ose 1/3 e anëtarëve të tij e kërkojnë një
gjë të tillë. Mbledhjet e Senatit bëhen kur janë të pranishëm më shumë se
gjysma e anëtarëve. Vendimet e tij merren me shumicën e thjeshtë të votave.
Neni 11
Senati vendos për problemet më të rëndësishme të Universitetit në fushën e
mësimit, kërkimit shkencor atë administrativ si dhe financiar, pasi merr
miratimin e Këshillit të Administrimit. Ai ka për detyrë të përcaktojë
politikat e zhvillimit të Universitetit, duke programuar, bashkërenduar,
kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
Senati është përgjegjës për ruajtjen e interesave themelore të Universitetit
dhe ndërhyn në vendimet e fakulteteve kur ato bien ndesh me legjislacionin në
fuqi dhe interesat e Universitetit. Senati kërkon mendimin e Këshillit të
Administrimit për probleme që janë në kompetencë të këtij të fundit.
Neni 12
Senati zgjedh komisionet e përhershme të tij që janë:
a. Komisioni për Mësimin, Kurrikulat, Botimet
dhe Vlerësimin Institucional;
b. Komisioni për Kërkimin dhe Kooperimin
Shkencor;
c. Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë;
d. Komisioni për Buxhetin;.
e. Komisioni për Vlerësimin e Titujve
Akademikë.
Në përbërje të komisioneve caktohen personeli akademik dhe anëtarë ose jo
të Senatit. Mënyra e krijimit të komisioneve, kompetencat, drejtuesit etj.
caktohen sipas Rregullores së Brendshme të Senatit.
Senati zgjedh Këshillin e Etikës me anëtarë nga personeli akademik i
njësive kryesore të Universitetit.
Këshilli i Administrimit
Neni 13
Këshilli i Administrimit përveç kompetencave të përcaktuara në ligjin nr.
9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i
ndryshuar), neni 16, ushtron dhe këto kompetenca dhe të drejta:
- informon
Senatin Akademik dhe Rektorin për raportin vjetor financiar për të gjithë
Universitetin;
- i propozon
Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës kriteret për përcaktimin e nivelit të
pagave të punonjësve mësimorë dhe jomësimorë si dhe tarifën e orës
mësimore;
- i propozon
Senatit ndryshime në nivelin e pagave si dhe ndryshimin e tarifës së orës
mësimore.
Mandati i anëtarit të Këshillit të Administrimit përfundon:
- me
mbarimin e afatit;
- me dhënien
e dorëheqjes;
- me
largimin nga Universiteti Bujqësor, për ata që janë caktuar sipas pikës 4,
gërma a dhe c, të nenit 16 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ( i ndryshuar);
- me
mungesën pa arsye në (?) seanca
radhazi;
- bëhet i
paaftë nga ana fizike apo mendore për të ushtruar funksionin;
- Për ata që
janë emëruar sipas pikës 5 të nenit 16, të ligjit nr. 9741, datë
21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar)
kur lirohen me akt të Ministrit dhe në këtë rast Ministri duhet të
njoftojë Rektorin 15 ditë përpara se emërimi i ri të hyjë në fuqi.
Mënyra e thirrjes së mbledhjeve të Këshillit të Administrimit, rendi i
ditës, pjesëmarrja, shumica për marrjen e vendimeve, votimi dhë çështje të
tjera të lidhura me to parashikohen në rregulloren e brendshme të Këshillit të
Administrimit.
Rektorati
Neni 14
Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv, që përveç detyrave të
përcaktuara në ligjin nr.9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar) neni 15 të, ushtron dhe këto kompetenca:
- vë në
dispozicion infrastrukturën dhe shërbimin administrativ për mbarëvajtjen e
organeve të Universitetit;
- realizon
kontrolle periodike në njësitë e Universitetit për përmbushjen e qëllimeve
të tij si dhe për zbatimin e akteve të organeve të Universitetit.
Marrëdhëniet e Rektoratit me organet e tjera të Universitetit si dhe
detyrat e tjera përcaktohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Zëvendësrektorët
Neni 15
Zëvendësrektorët emërohen dhe shkarkohen
nga Rektori pas miratimit të kandidaturave të propozuara prej tij në Senatin
Akademik. Si rregull ata duhet të kenë titullin akademik “Profesor”, po në
asnjë rast më të ulët se “Prof.as”. Zëvendësrektorët kryejnë detyrat e
përcaktuara në Urdhrin e Rektorit si dhe në mungesë dhe me porosi të tij
nënshkruajnë aktet përkatëse.
Marrëdhëniet e zëvendësrektorëve me organet e tjera në Rektorat dhe në të
gjithë Universitetin përcaktohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të
Tiranës
Neni 16
Zëvendësrektori për mësimin ka këto detyra dhe kompetenca:
- organizon
dhe kontrollon punën mësimore-shkencore në të gjithë Universitetin
Bujqësor të Tiranës;
- ndjek
hartimin dhe zbatimin e planeve e të programeve mësimore për tre ciklet e
studimit për të gjitha nivelet e
shkollimit universitar (DNP dhe DND) dhe “Master” në fakultete dhe
departamente;
- harton
strukturën e vitit akademik për procesin mësimor në shkallë Universiteti
dhe ia paraqet Rektorit për miratim;
- në
bashkëpunim me njësitë kryesore të Universitetit i paraqet Rektoratit
kuotat dhe kriteret e pranimit në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve
universitare;
- kontrollon
dhe përgjithëson përvojën mësimore të fakulteteve dhe të UBT-së gjatë
procesit mësimor.
Zëvendësrektori për shkencën ka këto detyra dhe kompetenca:
- ndjek dhe
kontrollon ecurinë e zhvillimit të punës shkencore në Universitetin
Bujqësor të Tiranës;
- kontrollon
punën për specializimet pasuniversitare afatgjata brenda dhe jashtë
shtetit të punonjësve mësimorë-shkencorë të Universitetit Bujqësor të
Tiranës;
- ndjek
bashkëpunimin shkencor të njësive bazë të Universitetit Bujqësor të Tiranës
me institucione kërkimore-shkencore, universitete të tjera (brenda dhe
jashtë vendit), firma, ndërmarrje prodhimi etj;
- organizon
dhe harmonizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Universitetit
Bujqësor të Tiranës në fushën e kërkimit dhe ia paraqet Rektorit;
- i paraqet
Rektorit projektet e mundshme lidhur me punën shkencore.
Neni 17
Zëvendësrektorët zëvendësohen në detyrë:
a. kur largohen nga Universiteti,
b. kur japin dorëheqjen,
c. kur largohen nga Universiteti për
pamundësi fizike dhe mendore,
d. kur me veprimet ose me mosveprimet e tyre dëmtojnë
punën në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe cënojnë autoritetin e postit që
mbajnë.
Kancelari
Neni 18
Kancelari i Universitetit është autoritet, në përbërje të Rektoratit
Kancelari i Universitetit është përgjegjës
për drejtimin e përditshëm, administrativ dhe financiar të Universitetit, për
zbatimin e buxhetit, për mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimeve financiare, si
dhe për zbatimin e ligjshmërisë.
Kancelari emërohet nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës mbi bazën e
kandidaturës së përzgjedhur nga Këshilli i Administrimit dhe i paraqitur nga
Rektori.
Kancelari i Universitetit duhet të ketë formim universitar, juridik ose
ekonomik dhe, së paku, 5 vjet përvojë pune dhe duhet të paraqesë një platformë
për adminstrimin ekonomik dhe financiar të Universitetit. Ai nuk mund të ushtrojë asnjë funksion
tjetër, akademik apo administrativ, në Universitet.
Procedurat e shpalljes, kriteret preferenciale, afatet e shqyrtimit dhe të
miratimit nga Këshilli i Administrimit të kandidaturave për kancelar
përcaktohen në rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Neni 19
Kancelari i Universitetit Bujqësor të Tiranës kryen detyrat e mëposhtme:
a. drejton veprimtarinë e administratës;
b. realizon administrimin financiar;
c. drejton planifikimin dhe realizimin e
investimeve;
d. Mbikëqyr të gjitha procedurat e marrjes në
punë;
e. Drejton procedurat e marrjes në punë dhe
vlerësimin e performancës së punonjësve të administratës;
f. Me autorizimin e Rektorit, përfaqëson ose
bashkëpërfaqëson institucionin në të gjitha proceset gjyqësore apo zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve me palët e treta, persona fizikë apo juridikë;
g. Kryeson sekretariatin teknik, që mbështet
veprimtarinë e këshillit të administrimit të Universitetit (KADM);
h. Mbikëqyr zbatimin e ligjshmërisë në
veprimtarinë e Universitetit;
i.
është
kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe i raporton Rektorit ecurinë
e komisionit;
j.
përfaqëson
Universitetin si firmë e parë e deleguar nga Rektori në marrëdhëniet financiare
me bankat;
k. thërret në raport kancelarët e fakulteteve
dhe drejtuesit e zyrave të shërbimit universitar.
Marrëdhëniet e kancelarit me organet e tjera në Rektorat dhe në Universitet,
si dhe detyrat e tjera që mund t’i delegohen, përcaktohen në Rregulloren e
Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Neni 20
Për përzgjedhjen dhe emërimin e kancelarit të Universitetit ndiqen
procedurat e mëposhtme:
Këshilli i Administrimit miraton kriteret, që duhet të plotësojnë kandidatët.
Universiteti shpall publikisht, për dy javë kalendarike, vendin e punës dhe
kriteret, që duhet të plotësojnë kandidatët për kancelar, si dhe shpall
fillimin e vlerësimit dhe të përzgjedhjes së kandidatëve, nëse janë paraqitur së
paku, tri kandidatura.
Këshilli i Administrimit harton skemën e vlerësimit të kandidatëve dukë përshkruar
me hollësi mënyrën e vlerësimit, në bazë të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Për
statusin e nëpunësit civil”. Përveç vlerësimit të dosjes mund të parashikojë
dhe një intervistë.
Çdo anëtarë i Këshillit të Administrimit bën vlerësimin, me shkrim, sipas
skemës së miratuar, për çdo kandidat, dhe në fund, në bazë të pikëve të
grumbulluara, shpallet renditja e kandidatëve.
Këshilli i administrimit ka të drejtë të përzgjedhë, me votim të fshehtë,
njërin nga tri kandidatët, që kanë grumbulluar më shumë pikë. Fitues shpallet
kandidati, që merr 2/3 e votave të anëtarëve.
Këshilli i Administrimit pasi bën përzgjedhjen e kandidatëve, shpall
publikisht kandidaturën fituese.
Neni 21
Kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin e Këshillit të
Administrimit, vetëm për procedurën e vendimarrjes, brenda 3 ditëve nga data e
shpalljes. Ankesat depozitohen në protokollin e Universitetit.
Këshilli i Administrimit ka të drejtë të shqyrtojë ankesat, në përputhje me
Kodin e Procedurave Administrative dhe u përgjigjet atyre me shkrim.
Këshilli i Administrimit, pas rishqyrtimit ia dërgon propozimin e vet
Rektorit, brenda 2 ditëve punë.
Neni 22
Rektori pas përfundimit të procesit të ankimimit, ia përcjell Ministrit të
Arsimit dhe Shkencës dosjen e kandidatit për kancelar, brenda 2 ditëve pune nga
data e ardhjes së propozimit, së bashku me vendimin e me relacionin shoqërues të
Këshillit të Administrimit, ku pasqyrohet i plotë dhe qëndrimi i pakicës, që ka
votuar kundër. Në rast se Rektori kandidaturën për kancelar të propozuar nga Këshilli
i Administrit nuk ja përcjell, Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Kryetari i Këshillit
të Administrimit ia dërgon Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, vendimin brenda 2
ditëve pune.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës ka të drejtë të pranojë ose të refuzojë
kandidaturën e propozuar, brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së propozimit.
Në rast refuzimi të kandidaturës, përsëritet e gjithë procedura e përzgjedhjes
së kancelarit të Universitetit. Në rast se Ministri refuzon dhe kandidaturën e
propozuar për herë të dytë, ai ka të drejtë të emërojë një kancelar të
komanduar, për jo më shumë se një vit. Gjatë kësaj periudhe Këshilli i
Administrimit, përzgjedh një kandidaturë të re, sipas procedurave të mësipërme.
Neni 23
Kancelari i Universitetit shkarkohet nga:
Nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës me propozimin e tij;
Nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës me propozimin e Këshillit të
Administrimit;
Nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës me propozimin e Rektorit.
Procedurat që ndiqen nga Këshilli i Administrimit, për shkarkimin e
Kancelarit të Universitetit e për mënyrën e votimit, janë të njëjta me atë të
ndjekur për përzgjedhjen e tij.
KREU I III
ORGANE TË TJERA
Këshilli i Etikës
Neni 24
Këshilli i Etikës është organ që diskuton
probleme të etikës së jetës universitare.
Anëtarët e Këshillit të Etikës emërohen nga Senati Akademik. Në përbërje të
saj janë punonjësit mësimorë me titullin “Profesor” ose “Profesor i asociuar”
sipas propozimeve të Rektorit. Këshilli i Etikës së Universitetit përbëhet nga
5 anëtarë.
Këshilla të etikës do të ngrihen edhe
pranë fakulteteve.
Këshilli i etikës harton kodin e etikës së
Universitetit si dhe rregulloren e funksionimit të tij, e cila miratohet nga Senati
Akademik.
Mënyra e shqyrtimit të ankesave, vendimet,
sanksionet përkatëse dhe ekzekutimi i këtyre vendimeve parashikohen në
Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Këshilli i Profesorëve
Neni 25
Këshilli i Profesorëve ka si detyrë
organizimin, drejtimin e studimeve të Doktoratës dhe të kualifikimit shkencor e
pedagogjik pas Doktoratës.
Këshilli i profesorëve ngrihet pranë
fakulteteve (njësive
kryesore të cilat ofrojnë programe studimi të
ciklit të tretë) dhe përbëhet nga profesorët e fakultetit
përkatës, të cilët kanë titullin akademik “Profesor”. Kryetari i Këshillit të
Profesorëve zgjidhet me rotacion për një periudhë njëvjeçare.
Këshilli i profesorëve harton rregulloren
e tij, e cila miratohet nga Senati Akademik.
Organizimi i brendshëm
Neni 26
Universiteti Bujqësor i Tiranës përbëhet nga njësi mësimore-shkencore
(njësi
kryesore, njësi bazë ) njësi ndihmëse, të shërbimit dhe
administrative.
Neni 27
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka këto njësi përbërëse:
a. Rektorati
b. Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
c. Fakulteti i Ekonomisë dhe i Agrobiznesit
d. Fakulteti i Bioteknologjisë dhe i Ushqimit
e. Fakulteti i Shkencave Pyjore
f. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Secila nga këto njësi ka strukturën e saj si dhe autonomi normuese, vetëveprimi
sipas përcaktimeve në këtë Statut dhe në Rregulloren e Universitetit Bujqësor
të Tiranës.
Neni 28
Njësitë ndihmëse në funksion të procesit mësimor-shkencor janë:
- Sektori i i
Zhvillimit te Kurrikulave, Botimeve dhe Vlerësimit Institucional
- Sektori i
Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor
- Sektori i
Projekteve
- Sektori i
Studimeve dhe i Studentëve
- Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë
- Bordi i
Ekonomisë Didaktike dhe Eksperimentale
Veprimtaria e këtyre njësive disiplinohet me rregullore që miratohen nga
Senati i UBT-së.
Neni 29
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka edhe keto njësi shërbimi dhe trajnimi:
- Biblioteka
Shkencore
- Ekonomia
Didaktike dhe Eksperimentale
- Laboratori
i Mbrojtjes së Bimëve
- Laboratori
i Akuakulturës
- Qendra
Sportive Kulturore
- Qendra e
Mekanikës dhe e Shërbimit të Mjeteve
- Qendra
Kombëtare e Trajnimit të Bujqësisë (QKTB)
- Qendra e
Resurseve Gjenetike
Neni 30
Në funksion të plotësimit të nevojave të njësive mësimore-shkencore e
detyrimeve legale dhe fiskale të Universitetit si institucion publik
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka njësi administrative.
Njësitë administrative të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë, po nuk
kufizohen në:
- Dega e
Shëbimit e Personelit dhe e Arkivës
- Dega e
Financës
- Dega e
Shërbimeve Universitare
- Dega
Juridike dhe e Auditit
- Dega e
Ekonomisë Didaktike dhe Eksperimentale
Rektori
Neni 31
Rektori zgjidhet nga personeli i Universitetit dhe
emërohet nga Presidenti i Republikës. Rektori është autoriteti më i lartë i
Universitetit dhe ka titullin “Profesor”. Rektori ka mandat 4- vjeçar dhe nuk
mund të qëndrojë më shumë se 1 mandat.
Rektori, përveç kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 9741, datë
21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), neni
15, ushtron dhe këto kompetenca :
- përfaqëson
Universitetin Bujqësor të Tiranës në marrëdhënie me të tretët;
- është
anëtar i Konferencës së Rektorëve të universiteteve shqiptare;
- ka të
drejtën të informohet nga autoritetet drejtuese të të gjitha njësive mbi
vendimet dhe masat e marra prej tyre;
- shfuqizon
kryesisht apo me kërkesë të të interesuarit aktet e dekanit kur ato bien
ndesh me Kushtetutën apo me Legjislacionin në fuqi;
- lëshon
diplomat e përfundimit të studimeve universitare dhe pasuniversitare, pa
patur të drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë;
- jep leje për
hyrjen e forcave të rendit në mjediset universitare dhe mund t’i thërrasë
ato në rast nevoje;
- ka të
drejtën e delegimit të firmës personave të tjerë vartës të tij. Në rast
mungese i delegon kompetencat ose një pjesë të tyre zëvendësrektorëve;
- ngre komisione
e grupe për çështje, studime e veprimtari të veçanta;
- kur me
veprimet ose mosveprimet e tij dekani shkel, në mënyrë të përsëritur aktet
ligjore, nënligjore, Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës apo
rregulloret e tij, ai pezullon përkohësisht dekanin;
- zgjidh në
mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjet mes dekanit dhe këshillit të
fakultetit përkatës apo dhe mes dy dekanëve;
- realizon
bashkëpunimin midis fakulteteve dhe njësive të tjera;
- emëron
dekanët e fakulteteve, kancelarët e fakulteteve, përgjegjësit(drejtuesit)
e zyrave;
- emëron zëvendësrektorët;
- propozon
në organet e emërtesës Kancelarin e Universitetit;
- miraton
masën disiplinore të përjashtimit të studentëve nga Universiteti për
rastet e parashikuara në rregulloret e fakulteteve;
- i kërkon
raportim Këshillit të Administrimit për çështje të kompetencës së këtij
organi;
- jep dhe
miraton masat disiplinore për punonjësit, deri në largimin e tyre nga puna
kur shkelen nenet e Statutit, të Kodit dhe Rregullores së Etikës apo
dispozitat ligjore të Kodit të Punës;
- miraton promocionet, dekorimet apo
shpërblimet e punonjësve të Universitetit në përputhje me Legjislacionin e
Republikës së Shqipërisë;
- lidh dhe
zhvillon marrëdhënie kooperimi me persona dhe institucione brenda dhe
jashtë vendit;
Rektori largohet nga detyra:
-
- kur
përfundon mandatin;
- kur jep
dorëheqjen;
- kur
largohet nga Universiteti;
- kur
bëhet i paaftë nga ana fizike apo mendore për të ushtruar funksionin;
- në
rastin e parashikuar në nenin 64 pika 3 të ligjit nr.9741, datë
21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” ( i
ndryshuar).
Marrëdhëniet e Rektorit me organet e tjera, mënyra dhe kushtet e ushtrimit
të kompetencave të tij, parashikohen në rregulloren e Universitetit.
Fakultetet
Neni 32
Njësitë bazë (kryesore) me emërtimet përkatëse të një
fakulteti përcaktohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që
miratohet në zbatim të këtij statuti. Fusha specifike e secilës njësi
përcaktohet në rregulloren e fakultetit.
Organet kolegjiale të fakultetit janë: Këshilli i Fakultetit, Dekanati, Këshilli
i Profesorëve.
Këshilli i Fakultetit
Neni 33
Këshilli i Fakultetit është organi më i lartë kolegjial në nivel fakulteti.
Ai përbëhet nga përfaqësuesit e zgjedhur nga personeli akademik, nga personeli
joakademik dhe nga studentët. Këshilli kryesohet nga Dekani. Numri i anëtarëve
të Këshillit të Fakultetit përcaktohet në rregulloren e fakultetit përkatës. Si
anëtar i paracaktuar i Këshillit të Fakultetit është dekani paraardhës.
Neni 34
Mandati i Këshillit të Fakultetit është 4- vjeçar. Mandati i anëtarit të
tij përfundon sipas rasteve të parashikuara për mandatin e anëtarit të Senatit
në këtë Statut. Këshilli i Fakultetit mblidhet, së paku, 3 herë në një semestër
në mbledhje të rregullta. Mbledhje të jashtëzakonshme bëhen kur Dekani ose 1/3
e anëtarëve e kërkojnë një gjë të tillë. Mënyrat e mbledhjes, votimi e gjithçka
tjetër që ka të bëjë me to vendosen në Rregulloren e Fakultetit.
Neni 35
Këshilli i Fakultetit, përveç detyrave, të cilat parashikohen në ligjin nr.
9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i
ndryshuar), neni 18, ushtron dhe këto kompetenca:
a. përpunon strategjitë për zhvillimin
afatgjatë të fakultetit, përfshirë propozimin e programeve, departamenteve
(njësive bazë) apo seksioneve
të reja;
b. shqyrton kurrikulat dhe planet mësimore të
kurseve të studimit për të gjitha nivelet e mësimdhënies që janë nën
përgjegjësinë e fakultetit;
c. zhvillon dhe zbaton programet kërkimore;
d. propozon zhvillimin e marrëdhënieve
akademike në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar;
e. krijon komisionin e zgjedhjeve në
fakultet;
f. propozon kërkesat për investime, për
pajisje dhe shpenzime korrente;
g. miraton rregulloren e fakultetit dhe ia
propozon atë Rektorit;
h. ushtron dhe kompetenca të tjera që
përcaktohen në Rregulloren e Universitetit apo të Fakultetit, bazuar në
specifikimet e secilit fakultet.
Gjatë ushtrimit të kompetencave të tij Këshilli i Fakultetit shprehet
nëpërmjet vendimeve.
Dekani
Neni 36
Dekani është (autoriteti) drejtues i fakultetit dhe
emërohet nga Rektori në bazë të kandidaturës së zgjedhur nga personeli akademik
i brendshëm, personeli joakademik dhe studentët e fakultetit për një mandat 4-
vjeçar dhe nuk mund të qëndrojë më shumë se 1 mandat. Dekani, si rregull, duhet
të ketë titullin “Profesor” dhe në asnjë rast jo më pak se “Prof.as.”
Dekani është autoriteti drejtues i
fakultetit dhe përfaqësuesi ligjor i tij sipas përcaktimit që jep ligji nr.
9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” (i
ndryshuar), neni 20, i cili ushtron këto kompetenca:
- drejton të
gjithë punën mësimore e shkencore në fakultet;
- miraton
rregulloret e brendëshme të njësive në përbërje të fakultetit;
- koordinon (ciklin e
dytë dhe të tretë) shkollat e kurset pasuniversitare
të fakultetit;
- emëron dhe
shkarkon zëvendësdekanët e fakultetit;
- emëron
përgjegjësit e zgjedhur të departamenteve;
- kur me
veprimet ose mosveprimet e tij përgjegjësi i departamentit shkel, në
mënyrë të përsëritur aktet ligjore, nënligjore, Statutin e Universitetit
Bujqësor të Tiranës apo rregulloret e tij, ai e pezullon përkohësisht atë;
- miraton
anëtarët e kryetarët e komisioneve të provimeve të formimit dhe të
mbrojtjes së diplomave dhe tezat e provimeve të formimit;
- i propozon
Rektorit për përjashtimin nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të
studentëve universitarë apo pasuniversitarë për rastet e parashikuara në Rregulloren
e Fakultetit;
- drejton
punën administrative të fakultetit i mbështetur nga Kancelari, siguron
përdorimin, ruajtjen dhe miradministrimin e vlerave materiale e monetare;
- ka të
drejtën të informohet nga të gjitha njësitë e fakultetit për vendimet dhe
masat e marra nga to. Në rastin kur këto vendime janë në kundërshtim me ligjet
dhe (ose) rregullat dhe urdhrat në fuqi ai ka obligimin që të ndërhyjë
nëpërmjet zyrës së Rektorit.
- i propozon
këshillit të fakultetit hapjen, mbylljen, reformimin e kurrikulave, të
departamenteve apo të njësive të veçanta në fakultet.
Dekani, gjatë ushtrimit të kompetencave të tij, shprehet me anë të urdhrave
dhe udhëzimeve.
Zëvendësdekanët emërohen sipas përcaktimit në ligjin nr. 9741 datë 21.05.2007
(i ndryshuar) “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 22, pika
5.
Fusha e kompetencës të secilit zëvendësdekan përcaktohet me urdhër të
dekanit.
Kancelari i fakultetit emërohet sipas përcaktimit në ligjin nr. 9741 datë
21.05.2007 (i ndryshuar) “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” neni
22, pika 7.
Kancelari i fakultetit duhet të ketë formim universitar juridik ose
ekonomik, së paku, 5 vjet përvojë pune dhe duhet të paraqesë një platformë për
adminstrimin ekonomik dhe financiar të fakultetit.
Procedura e mbledhjes së kandidaturave për kancelar fakulteti bëhet me
njoftim publik.
Përcaktimi i hollësishëm i detyrave të dekanit, i detyrave e kompetencave
të zëvendësdekanëve dhe të kancelarit të fakultetit bëhen në Rregulloren e
Fakultetit.
Departamentet
Neni 37
Departamenti është njësi bazë
mësimore-kёrkimore që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplinat
mësimore respektive.
Departamenti
duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel
akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj.
Pozita juridike e përgjegjësit të departamentit, marrëdhëniet me pedagogët
e departamentit dhe me organet e tjera në fakultet si dhe me të tretët
përcaktohen në Rregulloren e Fakultetit.
Filialet
Neni 38
Filialet hapen me vendim të Senatit Akademik. Kriteret për të hapur një
filial janë:
a. të plotësojë standardet akademike në lidhje me kualifikimin e pedagogëve;
b. të ketë infrastrukturë të përshtatshme dhe të mjaftueshme për shërbimin
që do të ofrohet;
c. të ketë fonde të mjaftueshme buxhetore për të përballuar kostot
përkatëse.
Neni 39
Mënyrat e funksionimit të filialit në raport me Universitetin dhe
fakultetin përkatës parashikohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të
Tiranës.
KREU IV
PROGRAMET E STUDIMIT
Neni 40
Studimet organizohen në këto sisteme:
-
- studime
me kohë të plotë
- studime
me kohë të pjesshme
- studime
në distancë
Programet e studimeve propozohen nga departamentet e fakulteteve dhe Këshilli
i Fakultetit ia paraqet për miratim Senatit Akademik.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron programe studimi në fushat e shkencës
së agronomisë, agromjedisit dhe ekologjisë, zooteknisë, ekonomisë agrare, financë-
kontabilitetit, agrobiznesit, bioteknologjisë dhe ushqimit, shkencave pyjore
dhe mjekësisë veterinare.
Zhvillimi i programeve të reja të studimit bëhet në përshtatje të nevojave
të shoqërisë, kushteve ekzistuese dhe perspektivave të zhvillimit.
Programet e studimit ofrohen për nivelet jouniversitare, universitare dhe
pasuniversitare.
Ciklet e studimeve
universitare
Neni 41
Programet e studimeve në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizohen në
tre cikle: a. cikli i parë i studimeve “Bachelor”; b. cikli i dytë i studimeve “Master i
Shkencave” “Master Profesional”; c. cikli i tretë “Doktor”.
Studimet e ciklit të parë:
(Ofrojnë
programe studimi të ciklit të parë të synojnë pajisjen me njohuri bazë, mbi
metoda e parime shkencore, dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri
të gjerë profesionesh e specialitetesh. Programet e ciklit të parë realizohen
me 180 kredite evropiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite
akademike. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet
diplomë universitare “Bachelor”, në fushën e arsimit të kryer.) cilat synojnë të japin njohuri bazë mbi
metoda e parime shkencore të përgjithshme në një seri të gjerë specialitetesh
dhe profesionesh. Realizohen me 180 kredite dhe afati kohor për realizimin e
këtij cikli është tre vjet.
Studimet e ciklit të dytë:
(Programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të
diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të
thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë,
brenda një specialitetit. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me
120 kredite, ku përfshihen 30 – 40 kreditë për projektin kërkimor dhe tezën dhe
kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Studentët e këtij programi
studimi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e
testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të programeve të studimeve të
ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e
arsimimit të kryer.
Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë
ofrohen në fushën e mjekësisë veterinare. Ky cikël ofron program të integruar të
studimeve të ciklit të parë dhe të dytë sëbashku. Programet e integruara të
ciklit të dytë realizohen me jo më pak se 300 kredite dhe kohëzgjatja normale e
tyre është jo më pak se 5 vite akademike. Studentët e këtij programi studimi
duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve
të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të programeve të integruara të studimeve
lëshohet diplomë universitare “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të
kryer.
Programet e studimeve “Master profesional” u ofrojnë të
diplomuarve, me një diplomë universitare së paku “Bachelor”, arsimim dhe
trajnim të mirëfilltë profesional. Programet e studimeve “Master profesional”
realizohen me 60 -90 kreditë dhe kohëzgjatja e tyre është 1 vit e gjashtë muaj
akademik. Studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim edhe
provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në
përfundim të programeve të studimeve lëshohet diplomë universitare “Master
profesional” në fushën e arsimimit e të
trajnimit profesional të kryer.
Universiteti ka të drejtë të pranojë kandidatët që kanë
fituar diplomë “Master profesional” në studimet e ciklit të dytë për diplomën
universitare “Master i shkencave” dhe të vendosin kritere për
njohjen/transferimin e krediteve të vlefshme të fituara në studimet e masterit
që i përgjigjen programit të të studimeve të ciklit të dytë.)
Ofrojnë programe studimi të cilat japin njohuri të thelluara, teorike e
praktike brenda një specialiteti, realizohen me 120 kredite dhe afati kohor për
realizimin e këtij cikli është dy vjet.
Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u regjistruar në ciklin e dytë të
studimeve studentët që kanë përfunduar një program studimi të ciklit të parë si
dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara paraprakisht në Rregulloren e
Fakultetit.
Programet e studimeve “Mastër i nivelit të parë”:
Për programet e studimeve “Mastër i nivelit të parë” kanë të drejtë të
aplikojnë të diplomuarit e nivelit të parë. Realizohet me 60 kredite dhe afati
kohor për realizimin e këtij cikli është minimumi një vit.
Studimet e ciklit të tretë:
(Programet
e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me
karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari
krijuese. Në studimet e doktoratës pranohen kandidatët që kanë fituar diplomën
universitare “Master i shkencave”. Këo programe të studimeve zgjasin 3 vite akademike
dhe përfshijnë 60 kredite për studimet e organizuara teorike. Universiteti në
bazë të rezultateve të arritura në studimet e organizuara teorike, vendos
kritere klasifikimi për kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin
kërkimor dhe të përgatisin tezën e doktoratës. Universiteti përcakton standarde
e kritere kualifikuese për njohjen e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të
njohura ndërkombëtare, si dhe metoda për vlerësimin e nivelit teorik të përgjithshëm
të kandidatëve. Kandidatët që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e vendosura,
nuk klasifikohen për të vazhduar më tej studimet e doktoratës dhe pajisen me një
dëshmi, në të cilën jepen modulet e zhvilluara së bashku me kreditit e
grumbulluara dhe vlerësimin e tyre. Në përfundim të programeve të studimeve të
doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.)
Programet e studimeve të Doktoraturës janë programe të studimeve të ciklit
të tretë që kanë në bazë kërkimin shkencor dhe veprimtari krijuese të pavarura.
Realizohet me 60 kredite dhe afati kohor për realizimin e këtij cikli është 3
vjet.
Organizimi i programit të studimeve të Doktoraturës përcaktohet me
rregullore të veçantë.
Programet e studimeve “Mastër i nivelit të dytë”:
Për programet e studimeve “Mastër i nivelit të dytë” kanë të drejtë të
aplikojnë të diplomuarit e nivelit të dytë. Realizohet me 60 kredite dhe afati
kohor për realizimin e këtij cikli është një vit.
Kriteret për pranimin në “Masterin e Nivelit të Dytë” përcaktohen në
Rregulloren e Fakultetit.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron programe specializimi afatgjata qe
ofrojne njohuri profesionale specifike ne fushen e mjekesise veterinare, për
specialistët e diplomuar, në përfundim të cilave jepet diploma me titull “
Specialist ne mjekesine veterinare”.Studenti ne programet specializuese duhet
te grumbulloje 120-240 kredite. Zgjatja e studimeve ne keto programe eshte 2-4
vite.
Kriteret per pranimin ne programet e specializimit afatgjate percaktohen ne
Rregulloren e Fakultetit te Mjekesise Veterinare.
(Universiteti
Bujqësor i Tiranës ofron programe studimi specializuese afatgjata të cilat janë
programe të formimit profesional. Këto programe të studimeve përfshijnë studime
teorike, të kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale. Për
kryerjen e programeve të studimeve specializuese afatgjata, studenti duhet të
grumbullojë jo më pak se 120 kreditë dhe kohëzgjatja normale e këtyre
programeve të studimeve është jo më pak se 2 vite akademike në përputhje me
ligjin e profesionaeve të rregulluara. Studentët e këtij programi studimi duhet
të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të
njohura ndërkombëtare.)
Pranimi në ciklin e parë të
studimeve
Neni 42
Ka të drejtë të kandidojë për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve në
Universitetin Bujqësor të Tiranës çdo person që ka përfunduar maturën shtetërore.
dhe
ata që kanë përfunduar studimet e larta (degë e dytë), kundrejt pagimit të
tarifës së caktuar.?????
Organizimi i mësimdhënies
Neni 43
Studimet zhvillohen në bazë të vitit akademik i cili organizohet në
semestra, të cilat duhet të realizojnë më së paku 20 orë leksione, seminare,
praktika, laboratorë në një javë.
Transferimi
Neni 44
Universiteti Bujqësor i Tiranës u jep mundësi studentëve të transferohen
midis programeve të të njëjtit cikël brenda vetë Universitetit dhe
universiteteve të tjera si dhe për transferime nga programet e mëparshme në programe
të studimeve të ciklit të parë..
Vendimi për njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve, me qëllim
vazhdimin e studimeve, i takon fakultetit që pranon studentin sipas kritereve
të përcaktuara në rregulloren e tij.
Diplomimi
Neni 45
Studentëve, që kanë mbaruar me sukses studimet, u jepen diplomat e
titulluara:
Në Fakultetin e Bujqësisë:
Inxhinier Agrar në
profilin e Prodhimit Bimor,
Inxhinier Agrar në
profilin Agromekanizëm,
Inxhinier Agrar në
profilin e Hortikulturës,
Inxhinier Agrar në profilin e Mbrojtjes së Bimëve,
Inxhinier Agromjedisi në
profilin e Agromjedisit dhe Ekologjisë,
Inxhinier Agrar në profilin Zootekni dhe Biznes Blegtoral,
Inxhinier Agrar në profilin Akuakulturë dhe Menaxhim
Peshkimi.
Në Fakultetin e Ekonomisë
dhe të Agrobiznesit:
Ekonomist në profilin
Menaxhim Agrobiznesi,
Ekonomist në profilin
Ekonomi dhe Politikat Agrare,
Ekonomist në profilin Financë-Kontabilitet.
Në Fakultetin e
Bioteknologjisë dhe Ushqimit:
Inxhinier Agroushqimor në profilin Teknologji Agroushqimore,
Inxhinier Agroushqimor në profilin Vreshtari – Enologji.
Në Fakultetin e Shkencave Pyjore:
Inxhinier Pyjor,
Inxhinier Përpunim Druri.
Në Fakultetin e Mjekësisë
Veterinare
Mjek Veteriner.
Njohja dhe ekuivalentimi i
diplomave
Neni 46
Universiteti Bujqësor i Tiranës mund të realizojë ekuivalentimin e pjesëve
ose programeve të plota të studimit ose diploma të marra në institucione të
tjera të vendit ose të huaja. Procedurat dhe kërkesat për ekuivalentim
përcaktohen në Rregulloren e Universitetit
KREU V
ANËTARËT E UNIVERSITETIT
Neni 47
Anëtarët e Universitetit janë personeli i
Universitetit dhe studentët e regjistruar. Struktura dhe organika e
personelit të Universitetit Bujqësor të Tiranës miratohet nga Rektori, duke u
bazuar në numrin total të personelit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Ata zhvillojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Ligjin, Statutin,
Rregulloren e Universitetit dhe të Fakulteteve, Urdhrat dhe Vendimet e dala nga
organet dhe drejtuesit e Universitetit.
Personeli i Universitetit Bujqësor të Tiranës përbëhet
nga personeli akademik, personeli ndihmësmësimor–shkencor dhe personeli administrativ.
Personeli akademik kryen veprimtari të mësimdhënies, kërkimit shkencor ose të
aplikuar, shërbime për zhvillimin e institucionit, konsultim dhe këshillim për
studentët si edhe detyra administrative.
Personeli akademik i Universitetit përbëhet nga personeli akademik i
brendshëm i Universitetit (Profesorë, Profesorë të asociuar., Doktorë Docentë
dhe Lektorë
Asistentë)
si dhe nga personeli akademik i ftuar jashtëm akademik i
punësuar mbi bazë të një kontrate dhe honorari të veçantë.
Neni 48
Personeli akademik
i brendshëm (me përjashtim të Prof. dhe Prof.as) punësohet në bazë të
kontratave të punës të përgatitura sipas rregulloreve përkatëse. Punësimi i
personelit të brendshëm bëhet mbi bazën e konkurrimit sipas kritereve të
miratuara, duke zbatuar procedurat e mëposhtme:
a. lajmërimet publike për vendet vakante,
b. krijimin e komisionit vlerësues,
c. paraqitjen publike të aftësive
pedagogjike-shkencore dhe administrative në fushën përkatëse.
Emërimi përfundimtar i këtij personeli bëhet nga Rektori.
Neni 49
Personeli akademik
i ftuar jashtëm përbëhet nga punonjës me
tituj shkencorë. Në përputhje me nevojat fakultetet i propozojnë për miratim
Rektorit punonjësit që mendojnë të aktivizojnë në procesin mësimor, lëndët
përkatëse si dhe orët mësimore që do të kryejnë. Dekani njofton Rektoratin për
numrin e personelit akademik dhe kriteret që duhet të plotësohen. Rektori
publikon vendet e lira. Në raste të veçanta për nevoja të Universitetit mund të
angazhohen edhe punonjës që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme
Neni 50
Personeli mësimor-shkencor i Universitetit punon në përputhje me detyrimet
e përcaktuara në kontratë dhe Legjislacionin Shqiptar të Punës. Ngarkesa e
plotë e tij shprehet si shumë e ngarkesës mësimdhënëse dhe asaj kërkimore me
një sasi orësh të përcaktuara nga MASH-i.
Neni 51
Personelit akademik me tituj të Universitetit Bujqësor të Tiranës
i lejohet që çdo 7 vjet të kualifikohet jashtë shtetit në një sektor (institucion)
që mbulon fushën e tij për një periudhë deri në një vit. Kjo periudhë mund të
përdoret si e tërë ose me pjesë. Përjashtohen rastet e studimeve të plota
pasuniversitare jashtë shtetit, të cilat realizohen në përputhje me planet e
specializimeve të miratuara. Në të gjitha rastet personeli akademik nënshkruan
një kontratë të veçantë me Universitetin.
Neni 52
Personeli akademik ka të drejtë të bëjë studime shkencore në fushat që
mbulon, të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve aktuale dhe në formimin e
shkencëtarëve të rinj.
Personeli ndihmës mësimor–shkencor
dhe administrativ
Neni 53
Personeli ndihmës mësimor–shkencor si dhe personeli administrativ kanë
pozitën juridike, e cila përcaktohet në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të
Tiranës dhe në Rregulloren e Fakultetit përkatës. Të drejtat dhe detyrimet e
tyre përcaktohen në kontratën individuale të punës.
Masat disiplinore
Neni 54
Rastet e shkeljeve, lloji i masës për secilën shkelje dhe organi që i jep
ato, përcaktohen në Rregulloren e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Zgjidhja e kontratës së
punës
Neni 55
Kontrata e punës së personelit përfundon në këto raste:
-
- kur jep
dorëheqjen,
- kur
merret masa disiplinore e largimit nga puna,
- kur
mbush moshën e pensionit,
- kur
bëhet i paaftë nga ana fizike apo mendore për të ushtruar detyrën,
- kur
dënohet me vendim penal të formës së prerë nga gjykata me heqje lirie.
Nëse lindin mosmarrëveshje gjatë apo në përfundim të detyrës mes
punëmarrësit dhe punëdhënësit, palët mund t’i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor
të Tiranës, nëse ato nuk zgjidhen me mirëkuptim.
Studentët
Neni 56
Të drejtat dhe
detyrimet e studentëve:
Studentët gëzojnë këto të drejta gjatë ndjekjes së studimeve në
Universitetin Bujqësor të Tiranës:
a. studentët kanë të drejtë të zgjedhin dhe
të zgjidhen si përfaqësues në organet vendimmarrëse të Universitetit Bujqësor
të Tiranës në të dy nivelet (Senat dhe Këshilli i Fakultetit);
b. studenti ka të drejtë të përfitojë bursë
studimi kur përmbush kushtet e parashikuara në Vendimet e Këshillit të
Ministrave. Studentët e shkëlqyer marrin bursë dhe shpërblime të veçanta që
administrohen nga Universiteti;
c. studentët kanë qeverinë studentore që del
nga zgjedhjet e përgjithshme. Studentët kanë të drejtë të organizohen në
shoqata jopolitike. Krijimi, organizimi, funksionimi dhe shpërndarja e
organizatave studentore bëhet në përputhje më dispozitat e Kodit Civil.
Universiteti Bujësor i Tiranës siguron mbështetje për veprimtaritë kulturore,
shoqërore, sportive dhe veprimtari të tjera jopolitike të studentëve. Studentët
pajisen me kartën e studentit;
d. të drejtat dhe detyrat e studentëve fillojnë
me regjistrimin si student i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe përfundojnë
me dhënien e diplomës;
e. të ndjekin një degë të dytë studimesh në
sistemin pa shkëputje nga puna, kur kanë mbaruar vitin e dytë në degën e parë
të studimeve me shkëputje nga puna dhe fitojnë konkursin e pranimit për degë të
dytë;
f. të përdorin mjediset në biblioteka, salla
kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët.
Studentët kanë këto detyrime:
a. të zbatojnë Statutin dhe rregulloret në
fuqi në Universitet dhe në fakultet;
b. të paguajnë tarifat e shkollimeve dhe të
shërbimeve që ofron universiteti;
c. t’u kushtojnë vëmendjen e duhur studimeve
dhe të marrin pjesë në veprimtaritë akademike;
d. të respektojnë Kodin e Etikës.
Neni 57
Përjashtimi i studentit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës mbështetet në Rregulloren
e Studimeve Universitare. Studenti humbet të drejtat kur ç’regjistrohet për
shkak largimi ose përjashtimi.
Neni 58
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një zyrë për studentët, studimet dhe
punësimin e të diplomuarve.
KREU VI
KËRKIMI
DHE Veprimtaria Shkencore
Neni 59
Kërkimi në Universitetin Bujqësor zhvillohet në përputhje me nevojat e
zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. Ai synon t’u paraprijë dhe t’u japë
përgjigje sfidave të shumta dhe serioze të integrimit të vendit në strukturat e
bashkësisë evropiane, rritjes së konkurrencës së fermave dhe prodhimeve
bujqësore vendase, shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, rritjes së
prodhimit vendas dhe njëkohësisht zgjerimit të llojshmërisë dhe të vëllimit së
eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron programe studimi në fushat e
shkencave bujqësore, të agromjedisit, të ekologjisë dhe
të prodhimit shtazor, ekonomisë dhe politikave agrare, të bioteknologjisë
agroushqimore, shkencave pyjore dhe industrisë së drurit si dhe të mjekësisë
veterinare. Tematika e kërkimit në Universitetin Bujqësor zhvillohet në përputhje
me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.
Neni 60
Veprimtaria kërkimore financohet nga buxheti i shtetit, parashikuar si zë
më vete si dhe burime të tjera të parashikuara në ligj. Shpërndarja e fondeve
për veprimtarinë kërkimore bëhet sipas prioriteteve të përcaktuara nga Senati i
Universitetit Bujqësor të Tiranës. Universiteti Bujqësor i Tiranës mbështet dhe
nxit, gjithashtu, sigurimin e fondeve për veprimtarinë kërkimore nga burime të
tjera.
Financimi i kërkimit shkencor në UBT realizohet nëpërmjet programeve
universitare të kërkimit. Programet universitare të kërkimit ndërtohen në varësi
të fushave prioritare të kërkimit. Shpërndarja e fondeve të programeve përkatëse
bëhet me konkurrim mbi bazën e thirrjeve për projekte. Të drejtën për të
aplikuar për fonde me konkurrim e kanë grupe mësimore-shkencore, të përhershme
apo edhe të krijuara enkas për realizimin e një projektpropozimi të caktuar.
Neni 61
Kërkimi shkencor në UBT realizohet në përputhje me parimet universale të
kodit etik të shkencëtarit. UBT-ja nxit debatin aktiv për ndërgjegjësimin e
shkencëtarëve për impaktet dhe implikimet e gjera që mund të kenë studimet e
tyre si dhe mundëson komunikimin konstruktiv midis shkencëtarëve dhe publikut
për sfida të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit. UBT-ja
ndëshkon praktikat korruptive të konflikitit të interesit në kërkimin shkencor
dhe të plagjiaturës në kërkim dhe publikimin e rezultateve të kërkimit.
Neni 62
Kërkimi shkencor në Universitetin Bujqësor të Tiranës synon edhe rritjen e
cilësisë së arsimimit të studentëve në të gjitha ciklet e studimeve, duke u
ofruar atyre mundësi për t’u aftësuar, lidhur me metodikat e kërkimit shkencor
në bujqësi si dhe plotësimin e dijeve të përftuara nëpërmjet disiplinave mësimore
me njohuri shkencore dhe praktikë të avancuar.
Neni 63
Zyra e Kërkimit dhe e Kooperimit Shkencor koordinon kërkimin shkencor në
nivel Universiteti dhe me institucione të tjera shkencore vendase dhe të huaja.
Ajo siguron raportime të rregullta të rezultateve të veprimtarisë kërkimore te
drejtuesit e Universitetit, partnerët bashkëpunues dhe donatorët me anë të
raporteve, kumtesave, referateve etj.
Neni 64
Rezultatet e punës kërkimore, që konsiderohen të dobishme për zgjidhjen e
problemeve praktike, u ofrohen subjekteve të interesuara të sistemit të
ekstensionit kundrejt njohjes së autorësisë.
KREU VII
Marrëdhëniet
administrative dhe financiare
Neni 65
Universiteti Bujqësor i Tiranës është institucioni buxhetor sipas përcaktimit
të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e
Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 9832, datë 12.11.2007 dhe ligjin nr.
10307, datë 22.07.2010).
Kompetencat dhe procedurat administrative, në përgjithësi, dhe të çdo zyre,
në veçanti, parashikohen në Rregulloren e Shërbimeve Universitare e cila
miratohet nga Rektori.
Neni 66
Administrimi i çështjeve financiare të Universitetit Bujqësor të Tiranës ka
të bëjë me:
a. buxhetin e akorduar nga qeveria për
Universitetin;
b. fondet e realizuara nga projekte të
ndryshme;
c. fondet e vetë Universitetit të realizuara
nga shërbime, mallra që prodhohen për shitje dhe taksa regjistrimi;
d. dhurata sipas kontratave me agjencitë ose
organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare;
e. të tjera, sipas dispozitave në fuqi.
Të gjitha këto burime janë subjekt i kufizimeve të kushtëzuara nga ligjet
në fuqi.
Neni 67
Për përgatitjen e projektbuxhetit secili fakultet duhet të paraqesë pranë
Rektoratit, deri në datën 30 qershor, kërkesat e tij për vitin pasardhës.
Rektori harton dhe propozon
projektbuxhetin për miratim në Senatin Akademik. Këshilli i Administrimit
miraton me kërkesën e senatit akademik projektbuxhetin e Universitetit.
Neni 68
Fakultetet dhe departamentet konsiderohen njësi buxhetore. Senati përcakton
se cilat njësi të Universitetit mund të jenë me llogari më vete në përputhje me
aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Neni 69
Mjetet financiare që i vijnë Universitetit nga burimet e jashtme trajtohen
sipas procedurave të aprovuara nga Universiteti dhe detyrimeve që burojnë nga
marrëveshje të përbashkëta të lidhura për projekte të caktuara.
Neni 70
Universiteti Bujqësor i Tiranës mund të përfitojë dhe të përdorë të ardhura
që lidhen me zbatimin praktik të rezultateve të kërkimeve me përdorimin e
pajisjeve dhe angazhimin e burimeve intelektuale të personelit të vet.
KREU VIII
PROCEDURAT ELEKTORALE
Neni 71
Anëtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që shërbejnë si anëtarë të
organeve dhe autoriteteve drejtuese, caktohen përmes zgjedhjeve. Zgjedhjet e
organeve dhe autoriteteve drejtuese bëhen me votim të fshehtë, të lirë dhe të
barabartë. Çdo anëtar votues i Universitetit ka vota të barabarta me numrin e
anëtarëve përfaqësues të grupit të tij në organin përkatës. Autoritetet
drejtuese të Universitetit dhe të fakulteteve në procesin e zgjedhjeve
përfshihen në strukturat e departamenteve, ku figurojnë mësimdhënës.
Neni 72
Për zgjedhjen e anëtarëve në të gjitha organet dhe autoritetet drejtuese të
Universitetit Senati cakton Komisionin e Zgjedhjeve në shkallë Universiteti dhe
Komisionin e Apelimit. Komisioni i Zgjedhjeve përgatit dhe mbikëqyr të gjitha
zgjedhjet. Këshillat e fakulteteve caktojnë Komisionin e Zgjedhjeve në
fakultete.
Neni 73
Autoritetet drejtuese të Universitetit zgjidhen çdo katër
vjet. Ata nuk mund të zgjidhen radhazi në të njëjtin funksion më shumë se një
herë. Senati dhe këshillat zgjidhen çdo katër vjet. Studentët zgjidhen në
organet drejtuese në periudhën ndërmjet vitit të dytë dhe vitit të katërt të
kursit të studimeve dhe zëvendësohen kur mbarojnë afatin e studimeve.
KREU IX
DISPOZITAT PROCEDURIALE
Neni 74
Organet drejtuese të Universitetit marrin vendime vetëm në mbledhje të
rregullta. Vendimet mbi problemet e rëndësishme duhet të bazohen mbi çështjet e
caktuara të rendit të ditës dhe që mbështeten nga materiali i nevojshëm
informativ. Rendi i ditës dhe materiali informativ duhet t’u paraqiten
anëtarëve të organit respektiv të paktën 5 ditë para mbledhjes, me përjashtim
të rasteve që konsiderohen emergjente.
Neni 75
Të gjithë anëtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës gëzojnë të drejtën
të marrin pjesë si vëzhgues në mbledhjet e organeve të të gjitha niveleve të
Universitetit. Pjesëmarrja e tyre në diskutim bëhet me një leje të veçantë nga
kryetari i mbledhjes. Për diskutim dhe marrje vendimesh mbi çështje dhe probleme
të tjera konfidenciale vëzhguesit mund të mos lejohen të marrin pjesë në
mbledhje kur ajo vendoset nëpërmjet votimit nga anëtarët e organit që janë
prezent.
Neni 76
Organet drejtuese të Universitetit Bujqësor të Tiranës mund të krijojnë
komisione për çështje të rëndësishme, mbi të cilat do të bazohet diskutimi dhe
vendimi i organeve. Grupet e punës mund të shërbejnë, gjithashtu, si
këshillimore për drejtuesit përkatës. Organi për çështje të veçanta mund të ftojë
ekspertë të fushës së dhënë për të asistuar në diskutimet dhe në gjetjet e zgjidhjeve.
Grupet e punës mund të krijohen si të përhershëm ose të përkohshëm. Në të
dy rastet grupet trajtohen financiarisht sipas rregullave financiare ligjërisht
të përcaktuara.
Neni 77
Organet drejtuese të Universitetit Bujqësor të Tiranës për mbledhjet e
zhvilluara përgatisin dokumentet, ku paraqiten:
a. anëtarët e organit përkatës që janë të
pranishëm për çdo çështje të rendit të ditës;
b. materiali i përdorur si bazë për diskutim
dhe marrje vendimi;
c. kontribute të tjera të pjesëmarrësve;
d. vendimet e marra.
Këto dokumente duhet të nënshkruhen nga kryetari i mbledhjes
dhe të aprovohen nga organi nëpërmjet një procedure të përcaktuar.
Neni 78
Organet mund të votojnë në qoftë se shumica e anëtarëve janë të pranishëm.
Në përgjithësi, vendimet merren thjesht me shumicë votash. Vendimet për
Statutin dhe çdo ndryshim të tij, për rregulloret dhe çdo ndryshim të tyre si
dhe rregullat proceduriale kërkojnë pjesëmarrjen e jo më pak se 2/3 të
anëtarëve dhe aprovimi i tyre bëhet kur për to votojnë jo më pak se 2/3 e
pjesëmarrësve.
Neni 79
Procedurat dhe kriteret për pjesëmarrje në zgjedhjet e të gjitha kategorive
të punjonjësve të Universitetit dhe të studentëve përcaktohen në rregulloren për
zgjedhjet në shkollat e larta që miratohet nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.
Kjo rregullore, dita e fillimit të zgjedhjeve dhe afatet e realizimit të tyre
në të gjitha shkollat e larta shpallen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.
KREU X
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 80
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka vulën zyrtare sipas modelit të miratuar
nga Këshilli i Ministrave 30 mm, me stemën e Republikës së Shqipërisë në qendër
dhe rreth saj shënohet sipër Republika e Shqipërisë, poshtë Universiteti
Bujqësor i Tiranës (modeli 1 në faqen pasardhëse).
Universiteti Bujqësor i Tiranës ka për simbol stemën e paraqitur në modelin
2 të faqes pasardhëse. Fakultetet miratojnë simbolet e tyre.
Neni 81
Organet ekzistuese të nivelit të Universitetit dhe të fakultetit qëndrojnë
në fuqi deri në zgjedhjen e organeve të reja të parashikuara në këtë statut.
Neni 82
Këtij Statuti i bashkëngjitet Rregullorja e Studimeve të Universitetit
Bujqësor të Tiranës dhe Rregullorja e Shërbimeve Universitare të cilat
miratohen të paktën 1 herë në 4 vjet nga Senati i Ri.
Neni 83
Në përputhje me Ligjin nr. 9741, datë 2.05.2007 “ Për Arsimin e Lartë në
Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar) me këtë Statut dhe me Rregulloren e
Studimeve Universitare të Universitetit Bujqësor të Tiranës hartohen dhe
rregulloret e njësive në përbërje të Universitetit dhe akte normative të tjera.
Neni 84
Ky Statut u miratua në mbledhjen e Senatit Akademik me Vendim Nr.18 të datës 19/05/2008
Hyrja në fuqi
Neni 85
Ky statut hyn në fuqi me shpalljen e tij nga Rektori i Universitetit
Bujqësor të Tiranës ditën e nesërme të miratimit nga Ministri i Arsimit dhe i
Shkencës apo të nesërmen e mbarimit të afatit 2- mujor për t’u shprehur
Ministri.
KRYETARI I SENATIT
Prof.Dr. Fatos HARIZAJ
|