avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

CEREMONIA E DHËNIES SË DIPLOMAVE

Më datë 14 Nëntor 2016, në orën ora 17:00 në Pallatin e Kongreseve është  zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave të studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në këtë ceremoni morën pjesë studentë të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, studentë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, studentë të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, studentë të Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe studentë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Gjithsej u diplomuan 1613 studentë, nga i gjithë Universiteti Bujqësor i Tiranës, të ndarë sipas këtyre fakulteteve:

Në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, u diplomuan ky numër studentësh, në këto degë:

1.      Menaxhim Agrobiznesi - 176 studentë

2.      Informatikë Biznesi - 40 studentë

3.      Ekonomi e Politikë Agrare - 139 studentë

4.      Ekonomiks i aplikuar - 37 studentë

5.      Financë Kontabilitet - 335 studentë

6.      Menaxhim i turizmit rural – 35 studentë

Në total 762

Nga fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, u diplomuan ky numër studentësh, në këto degë:

1.      Agromjedis dhe Ekologji - 123 studentë

2.      Prodhim Bimor - 76 studentë

3.      Zootekni dhe Biznes Blegtoral - 36 studentë

4.      Akuakulturë, Menaxhim peshkimi- 26 studentë

5.      Hortikulturë - 79 studentë

6.      Mbrojtje Bimësh - 70 studentë

7.      Inxhinieri agrare - Agromekanizim- 39 studentë

Në total 449studentë

 

Nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, u diplomuan ky numër studentësh, në këto degë:

1.      Teknologji Agroushqimore - 246 studentë

2.      Vreshtari Enologji - 46 studentë

Në total 292 studentë

Nga Fakulteti i Shkencave Pyjore u diplomuan ky numër studentësh, në këto degë:

1.      Mbarështrim Pyjesh - 38 studentë

2.      Përpunim Druri - 28 studentë

Në total 66 studentë

Nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare u diplomuan ky numër studentësh, në këto degë:

1.      Mjekësi Veterinare - 37 studentë

2.      Menaxhim Veterinar 2 vjeçar - 7 studentë

Në total 44 studentë

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Bari Musabelliu falenderoi studentët që ndoqën studimet në këtë universitet dhe i uroi atyre suksese te mëtejshme në jetë. Gjithashtu u theksua nga Rektori se me bindje të plotë Universiteti Bujqësor i Tiranës do të shndërrohet së shpejti, në një qendër ekselence për mësimin, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive.

Gjatë ceremonisë fjalën përshëndetëse e morën edhe dekanët e fakulteteve përkatëse të UBT-së, ku përgjithësisht u trajtua figura e studentit si subjekti rreth të cilit duhet të përqëndrohet mësimdhënia dhe kërkimi shkencor, duke u fokusuar tek e ardhmja e tyre.

Më pas në këtë ceremoni fjalën përshëndetëse e mbajti nënkryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi, i cili e vuri theksin tek rëndësia e prindërve në mbështetjen e tyre, pa lënë mënjanë edhe kontributin e vyer të pedagogëve si prindër të dytë, për ta.

Ceremonia vazhdoi me ndarjen e certifikatave dhe studentëve me rezultate të larta nga dekanët dhe studentëve të Ekselencës, nga anëtarët e senatit akademik të UBT-ës. Nga Fakulteti  Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në sistemin Bachelor u diplomuan 5 studentë ekselentë.

Në nivelin Master Profesional është diplomuar 1 student, në nivelin Master Shkencor janë diplomuar 5 studentë.

Në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, në sistemin Bachelor janë diplomuar 2 studentë.

Në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit në  nivelin Master Profesional është diplomuar 1 student dhe në nivelin Master Shkencor 2 studentë, e në fund nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare janë diplomuar 2 studentë ekselentë.

Në fundin e ceremonisë u realizua edhe hedhja e kapeleve nga studentët në praninë e prindërve dhe të pedagogëve të shumtë, me besimin se mund të jenë edhe kolegët e tyre në një të ardhme të afërt.

Institucione partnere