avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

TAKIMI ÇELËS I PARLAMENTIT TË PARË RURAL SHQIPTAR

TAKIMI ÇELËS I PARLAMENTIT TË PARË RURAL SHQIPTAR
 

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (Albanian Network for Rural Development, ANRD) në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), synojnë të organizojnë në vjeshtën e vitit 2017 për herë të parë në Shqipëri, Parlamentin e Parë Rural Shqiptar – një platformë avokatie, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi dedikuar zhvillimit rural.

Në kuadër të kësaj nisme, më datë 14 Prill 2017 në ambjentet e UBT u mbajt Takimi Çelës i Parlamentit të Parë Rural Shqiptar, organizuar nga ANRD, UBT dhe me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung. Aktiviteti pati një qëllim të dyfishtë: së pari, të bënte publike nismën dhe objektivat e saj dhe së dyti, të ofronte një platformë të dakortësuar të sfidave të vendit në zhvillimin rural.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Bari Musabelliu, në fjalën e tij pasi falenderoi ANRD, stafin akademik si dhe studentët e pranishëm në sallë, theksoi rëndësinë e organizimit të këtij parlamenti dhe rolin kyç të universitetit në kuadër të ofrimit të studimeve shkencore për parlamentin rural.

Z. Sotiraq Hroni, Kryetar Bordi i ANRD, pasi falenderoi UBT për bashkëpunimin, u ndal në prezantimin e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural si një organizatë joqeveritare me mision promovimin e zhvillimit rural me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës të komuniteteve rurale në Shqipëri.

Më tej, takimi u mbyll me pyetje dhe diskutime nga pedagog të UBT-së dhe nga studentë të pranishëm në sallë. 

Institucione partnere