avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Bashkëpunimi Ndërkombëtar i UBT

 

MISIONI

Në përmbushje të misionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, që përfaqsohet nga kontributet e çmuara ndaj shoqërisë përmes edukimit, të mësuarit dhe kërkimit shkencor në nivele ndërkombëtare në rritje e drejt ekselencës, bashkëpunimi ndërkombëtar është porta kryesore drejt suksesit të universitetit – i përfaqësuar nga profesionistët e së ardhmes, në shërbim të zhvillimit të vendit dhe rajonit.

 

OBJEKTIVAT

Bazuar në prioritetet e caktuara nga Universiteti Bujqësor i Tiranës për të zhvilluar dhe zgjeruar bashkëpunimet ndërkombëtare, marrëdhëniet ndërkombëtare koordinohen nga Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun drejt universiteteve, organizatave ndërkombëtare, agjensive dhe donatorëve, brenda dhe jashtë vendit.

           

BASHKËPUNIMET NDËRKOMBËTARE

Format e bashkëpunimit janë të bazuara në prioritete të shprehura qartë në dokumentat strategjike të UBT-së, të lidhura ngushtë me paritetin institucional dhe interesin e reciprok të partneritetit, ku përfshihen kryesisht këto aktivitete:

1)         Shkëmbimet e vizitave të anëtarëve të stafeve kërkimore dhe mësimore me universitetet partnere. Vizitat synohet të promovojnë organizimin e seminareve, kurseve, konferencave, leksioneve dhe dhënien e diplomave të përbashkëta nënivel Bachelor dhe Master.

2)         Shkëmbime të studenteve të nivelit Bachelor, Master dhe Doktoraturë për periudha studimi dhe kërkimi shkencor nëpërmjet marrëveshjeve dhe programeve të financuara nga Bashkimi Evropian apo donatorë të tjerë.

3)         Shkëmbimet e vizitave të anëtarëve të stafit administrativ dhe teknik kur shihet e arsyeshme dhe në përputhje me strategjinë e zhvillimit të universitetit.

4)         Aktivitete akademike, kërkimore si edhe implementimi i projekteve të përbashkëta në dobi të rritjes së nivelit të kërkimit shkencor dhe mësimdhënies.

 

Në figurën më poshtë paraqiten grafikisht disa prej institucioneve me të cilat bashkëpunimet kanë qenë tepër frytdhënëse dhe ende vazhdojnë të jenë të pranishme, duke u zgjeruar edhe me institucione tëtjera përtej oqeanit.

Institucione partnere