avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Biblioteka Shkencore e UBT

HISTORIKU I BIBLIOTEKËS

Biblioteka e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka një histori të përbashkët me atë të Universitetit Bujqësor. Është krijuar në vitin 1951 përkrah auditorëve të dhe kabineteve të Institutit të Lartë Bujqësor të Tiranës.

            Në vitin 1975 biblioteka vendoset në ambientet e Pallatit të ri të Kulturës dhe merr fizionominë e plotë të një institucioni me standarde unike. Në marsin e vitit 1997 godina e bibliotekës digjet e shkatërrohet. Në vitin 1999 bëhet rikonstruksioni i saj me financimin e Qeverisë Shqiptare.

            Në rrugën e zhvillimit biblioteka ka synuar arritjen e standardeve bashkëkohore në shërbim të studentëve, pedagogëve e specialistëve të fushës së bujqësisë. Ndër vite kjo bibliotekë u bë ndër bibliotekat më në zë për pasurimin e fondeve, duke u vlerësuar ndër bibliotekat më të rëndësishme në Ballkan për llojin e vet.

 

1951                136                  volume

1955                27.890           - " -     

1959                41.260           - " -     

1975                72.820                - " -     

1976                80.000         - " -     

1986                115.000           - " -     

1997                250.000           - " -     

 

Roli i bibliotekës rritet ndjeshëm pas viteve 1973, kur ajo merr atributet e Bibliotekës Shkencore. Ndërkohë, biblioteka realizonte marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me 132 institucione shkencore dhe 32 biblioteka të huaja.

            Bibliografitë korente e retrospektive, buletinet informues dhe referues, katalogët përmbledhës dhe punime të tjera informative për librin dhe periodikun shqip dhe të huaj krijonin hapësira për shfrytëzimin e informacionit lehtësisht nga përdoruesi.

            Në vitin 1995 nëpërmjet projekteve SARA dhe GTZ u realizua automatizimi i pjesshëm i bibliotekës, u instalua rrjeti i brendshëm lokal, u organizuan sallat me fond të hapur, u vu në funksionim qendra e informacionit, u pajisën dhe u mobiluan ambientet etj.

            Në marsin e vitit 1997 turma të papërgjegjshme, pasi morën gjithçka që mund të merrnin, i vunë flakën dhe dogjën tërësisht fondin e bibliotekës duke kthyer në shkrumb e hi vlera të pallogaritëshme të nje pune 40-vjeçare. Vitet pas '97-ës i kanë fshirë gjurmët e dhimbshme të djegieve e shkatërrimeve.

            Në vitin 1998 me ndihmën e institucioneve, fondacioneve të ndryshme, shoqatave private brenda dhe jashtë vendit eshte mundësuar që biblioteka të marri fizionominë e saj. Kemi filluar digjitalizimin e Buletinit Bujqesor Shqip. Tashmë biblioteka ka një fond prej 20.000 libra dhe rreth 10.000 volume periodike. Organizon shërbim ndërbibliotekar me vende të ndryshme të botës.

            Linku i database të Bibliotekës Shkencore të UBT-së: www.cobiss.al

 

 

Organigrama e Bibliotekës Shkencore "Mentor Përmeti"

Institucione partnere