Jemi të nderuar për praninë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj në Universitetin tonë për të zhvilluar një diskutim të hapur mbi procesin e hartimit të Reformës së Taksës së Pasurisë që do të fillojë në 2024 dhe do të përfundojë në 2028.
Shprehim falenderimin tonë për përfshirjen e UBT dhe mundësinë e zhvillimit të këtij bashkëbisedimi mbi një çështje kaq sensitive në vend ku edhe Universiteti ynë është subjekt i taksës përmes tre fakulteteve të tij.
Gjatë fjalës së saj Ministrja Ibrahimaj shprehu interesin për ofrimin e problematikave, shqetësimeve apo propozimeve nga Universiteti Bujqësor dhe nga specialistët e bujqësisë mbi reformën e taksës së pronës bazuar në analizat, ekspertizat dhe studimet e tyre shkencore në këtë fushë.
Në mbështetje të saj Rektori i UBT, Prof Dr. Fatbardh Sallaku shprehu gadishmërinë e tij dhe të institucionit për ofrimin e çfarëdolloj kontributi që ky institucion ka mundësinë dhe aftësinë t'a japë në ndihmë të rritjes së efiçencës së përdorimit të tokës dhe rritjes së inisiativave të reja.
Të dyja palët në përfundim të takimit premtuan vazhdimësia e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të definuar me sukses procesin e reformës së taksës së pronës.