UDHËZIM _ PËR TË DREJTAT DHE DETYRAT E VËZHGUESVE

UDHËZIM

PËR TË DREJTAT DHE DETYRAT E VËZHGUESVE

Mbështetur në Ligjin "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", kreu V, neni 36, dhe Rregulloren "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT", Neni 4, pika 17; Neni 6, pika 2, gërma d; Neni 7, pika 8; dhe Neni 10; lidhur me të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ);

Udhëzon:

1. Çdo kandidat/e i/e vetëkandiduar për autoritet drejtues dhe Senatin Akademik të UBT ka të drejtë të caktojë 1 vëzhgues në KZF, KQV dhe për çdo tavolinë në vendin e numërimit të  votave pas regjistrimit të kandidatit/es në proçesin zgjedhor.

2. Vëzhguesit e kandidatëve që vijnë nga personeli akademik duhet të jenë pjesë e personelit akademik me kohë të plotë në UBT.

3. Vëzhguesit e kandidatëve që vijnë nga studentët duhet të jenë studentë të njësisë kryesore përkatëse.

4. Kandidatët për autoritet drejtues dhe Senatin Akademik të UBT paraqesin një kërkesë, sipas formatit të miratuarnga KIZ, për caktimin e vëzhguesve të tyre pranë KZF/KQV

5. KIZ akrediton vëzhguesit sipas kërkesave të kandidatëve të parashikuar në Rregulloren "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese ne UBT".

6. Organizata joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare të  specializuara dhe të angazhuara për mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësues të ministrisë së linjës ose të medias kanë të drejtë të dërgojnë vëzhgues në zgjedhjet e UBT-së.

7. Akreditimi i tyre ka të njëjtën proçedurë si dhe ai vëzhguesve të kandidatëve konkurrentë, anëtarë të stafeve akademike apo studentëve në UBT.

8. Ai bëhet mbi bazën e të dhënave vetjake ti çdo vëzhguesi.

9. Vëzhguesit, kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre si vëzhgues, i ndalohet rreptësishtë prishja e qetësisë, filmimi dhe bërja e fotografive gjatë proçesit të votimit dhe numërimit.

10. Në rast të shkeljes së këtyre standardeve etike, i tërhiqet vëmendja publikisht.

11. Në rast përsëritjeje KIZ/KZF merr vendim për përjashtimin e tij/saj me shumicë votash.

12. Gjatë kryerjes së detyrave të tyre, vëzhguesit kanë këto të drejta:

a) të vëzhgojnë pa pengesë të gjitha aspektet e përgatitjes dhe zhvillimit të zgjedhjeve dhe të gjitha fazat e proçesit zgjedhor.

b) të paraqesin vërejtje me shkrim para komisioneve të zgjedhjeve për çdo Iloj parregullsie që vërejnë.

c) të shohin ose të këqyrin dokumentacionin ose materialet e proçesit zgjedhor.

13. Vëzhguesit kanë këto detyra:

d) të respektojnë kërkesat e kësaj rregulloreje dhe udhëzimet e KIZ-së për vëzhgimin e  zgjedhjeve.

e) të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe të mos bëjnë propagandë për asnjë kandidat, në qendrat e votimit ose në vende të tjera të ndaluara sipas kësaj rregulloreje.

t) të paraqiten para komisioneve të me autorizimin e lëshuar nga KIZ, si dhe me një dokument identifikimi të pranuar nga KIZ.

g) të mos mbajnë shenja dalluese, që shërbejnë si mjete propagande ose që mund të ndikojnë mbi vullnetin e zgjedhësit.


h) të mos dhunojnë të drejtën e votuesit për të votuar në fshehtësi dhe të mos pengojnë proçesin e votimit, të numërimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

KIZ_UDHEZIM _ 

UDHËZIM _ PËR FUSHATËN ZGJEDHORE NË UBT