avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Bursat e Studentëve

Njoftim

Per studentet e vitit te pare ju bejme me dije se e drejta per tu trajtuar me burse eshte ne varesi te Njesive Bashkiake ne vendbanimet e tyre dhe e konfirmuar nga Drejtorite Arsimore te rretheve perkatese.

Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave " Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, për nxënësit e studentët në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2016 – 2017 studentët e ciklit të parë të studimeve (viti II & III) si dhe viti (IV & V Fakulteti i Mjekesise Veterinare):

Përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kriterit ekonomik studentët, që:

  • Vazhdojnë studimet në largësinë 10 km nga vendbanimi.
  • Bashkëshort/e me fëmijë, që akomodohet në konvikte publike.

Përfitojnë bursë brenda kuotave dhe sipas rezultateve të arritura studentët, që:

  • Janë regjistruar në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga MAS-i më të mirët e Maturës Shtetërore
  • Kanë përfunduar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta)

Jashtë kriterit ekonomik studentët që:

  • Kanë përfituar statusin e jetimit
  • Kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
  • Që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik
  • Që gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë
  • Fëmijë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera
  • Studentë që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror
  • Fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Studenti nga qyteti duhet të dorëzojë:

  • Kerkese me shkrim nga aplikanti (studenti) sipas formatit te miratuar .
  • Deklarata ekonomike e kryefamiljarit sipas formatit te miratuar ..
  •  Vërtetimi për motra/vëllezër që janë në shkolla  dhe trajtohen me burse apo jo.
  • Fotokopje e kartes  se identitetit.
  • Certifikatë Familjare.
  • Vërtetim konvikti vetem per studentet qe jane  bashkëshorte me fëmijë.
  • Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore nese marrin pension apo jo pjestaret e familjes ( shumen e pensionit ne leke).
  • Vertetim nga qendra e punes nese jane ne marredhenie pune (shuma e te ardhurave bruto ne leke).
  • Vërtetimi i ndihmës ekonomike( vlera ne leke e ndihmes e ndihmes).
  • Vërtetim nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit për prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të familjes që nuk jane ne marredhenie pune.
  • Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme apo Rajonale e Tatimeve për ushtrim të biznesit privat.
  • Vërtetim nga Qarku  nese ka toke apo jo.
  • Vërtetim pasurie nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Studenti nga fshati duhet të dorëzojë:

  • Kerkese me shkrim nga aplikanti (studenti) sipas formatit te miratuar.
  • Deklarata ekonomike e kryefamiljarit sipas formatit te miratuar.
  •  Vërtetimi për motra/vëllezër që janë në shkolla  dhe trajtohen me burse apo jo.
  • Fotokopje e kartes  se identitetit.
  • Certifikatë Familjare.
  • Vërtetim konvikti vetem per studentet qe jane  bashkëshorte me fëmijë
  • Vërtetimi i ndihmës ekonomike (masa e ndihmes e shkruar me fjale).

Kujdes!Të gjitha dokumentat duhet të jene origjinale ose fotokopje e noterizuar ,të firmosura nga titullarët e zyrave përkatëse,të qarta dhe vula të jete e lexueshme.

Dokumentacioni (plotësimi i i dosjes së aplikantit)  duhet të dorëzohet brenda dt. 25.11.2015.Dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë Sektorit te pagave dhe bursave nga ora 12.00-.15.00

Institucione partnere