Takimi me studentet e Leibniz
Në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u prit një grup studentësh nga Leibniz, Institute of Agricultural Development in Transition Economies, të shoqëruar nga Shefi i Departamentit të Zhvillimit të Fermave dhe Zonave Rurale dhe Shefi i Laboratorit të Departamentit të Gjegrafisë.
Pas një vizite të programuar nga ky departament studentët vizituan një sërë qytetesh në Shqipëri dhe ndalesa e fundit për ta ishte Universiteti.
Për këtë arsye, në UBT u mbajt një prezantim mjaft interesant nga përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjesisit Prof. Endri Kullaj dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore Prof. Asoc. Leonidha Peri.
Studentët ishin mjaft të impresionuar me prezantimet e bëra nga stafi i UBT për njohuritë mbi tokat bujqësore, administrimin dhe konsolidimin e tyre dhe mbi sektorin e pyjeve në Shqipëri, problematikat dhe veçoritë që e karakterizojnë.