avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve

INSTITUTI I RESURSEVE GJENETIKE TË BIMËVE (IRGJB)

 

Drejtori: Prof.Dr.Fetah ELEZI

Email:elezi_fetah@ubt.edu.al

 

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve (IRGJB) organizon sistemin shtetëror të ruajtjes, mbrojtjes dhe trajtimit të materialit mbjellës gjenetik bimor.

 

Themelimi

Veprimtaria e Institutit tëResurseve Gjenetike të Bimëve është vazhdim i veprimtarisë së Bankës Gjenetike të krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.447 datë 3.9.1994, si pjesë përbërëse e Entit Shtetëror të Farërave dhe Fidanëve.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.515, dt.19.07.2006, Banka Gjenetikekaloi në vartësi të Universitetit Bujqësor tëTiranës. Nëdt.30.01.2008, Senati i Universitetit Bujqësor tëTiranësvendosi krijimin e Qendrës Kërkimore Shkencore të Resurseve Gjenetike.  

Në vitin 2008,  Qendrës ju bashkua Stacioni i Pemëtarisë (Ish Instituti i Frutikulturës). 

Në dt. 24.11.2015, Senati Akademik i Universitetit Bujqësor tëTiranës vendosi krijimin e Institutit të Resurseve Gjenetike te Bimëve.

 

Misioni

  • Organizimin e grumbullimit, ruajtjes, rigjenerimin, studimin, vlerësimin dhe shkëmbimin e gjermoplasmës  sëbimëve shqiptare.
  • Promovimi i ruajtjes në fermë dhe përdorimit të qëndrueshëm të resurseve gjenetike të bimëve në  bashkëpunim me Ministrinë e  Bujqësisë dhe Ushqimit.
  • Mbrojtja e bimësisë spontane me vlerë për ushqim në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit.

 

 Funksionet dhe detyrat kryesore  të IRGJB-s janë:

 

1.      Organizon grumbullimin dhe koleksionimin e gjermoplazmës bimore të vendit me anë të ekspeditave apo rrugëve të tjera.

2.      Merr në ruajtje gjermoplazmën që i përket “koleksionit bazë” dhe “ koleksionit aktiv” të institucioneve kërkimore shkencore.

3.      Ruan gjermoplazmën sipas rastit me afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

4.      Ruan gjermoplazmën “ex-situ”, “in-vivo” (koleksionet fushore) dhe “ in-vitro” .

5.      Studion, karakterizon dhe vlerëson materialin e koleksionuar për treguesit morfologjik, gjenetik, biologjik dhe kimik.

6.      Shumëzon dhe përtërin materialin bimor të koleksionuar.

7.      Organizon evidencimin, informatizimin dhe publikimin e të dhënave për resurset gjenetike që disponon.

8.      Është qendër kombëtare për dokumentimin resurseve  gjenetike të bimëve dhe mban Inventarin Kombëtar.

9.      Organizon këmbimin e farërave dhe informacionin (falas) me institucionet e tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit. 

10.  Për problemet metodike dhe veprimtaritë shkencore të resurseve gjenetike të bimëve kryen rolin e koordinatorit me institucionet e tjera shkencore të vendit që kryejnë veprimtari në këtë fushë.

11.  Mban lidhje dhe bashkëpunon me IPGR (FAO); ECPGR, EURISCO dhe me institucione të tjera homologe jashtë vendit.

12.  Koordinimi i  aktiviteteve për kërkim dhe zhvillim për resurset gjenetike me institucionet qendrore dhe me projektet rajonale.

13.  Formimi universitar, kryesisht në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve dhe trajnime e kualifikime të kërkuesve të rinj.

Infrastruktura e IRGJB

  • Laboratori i  pranimit dhe përpunimit të gjermoplazmës.
  • Laboratori i karakterizimit dhe vlerësimit të gjermoplazmës.
  • Laboratori i ruajtjes afat-gjatë e koleksionit bazë në -20°C për mbi 50 vjet.
  • Laboratori “in vitro”, për ruajtjen afat-shkurtër.
  • Laboratori i koleksionit aktiv, për ruajtjen e koleksionit në 0-5°C dhe me afat deri në 10 vjet.
  • Parcela prej 10 ha ne Valias.
  • Sera me sipërfaqe prej 540 m2  ne Valias.
  • Koleksioni fushor i drufrutorëve në Valias,përbëhet kryesisht nga speciet e varietetet vendit.

Struktura

Instituti ka në përbërje tre Grupe Kërkimore Shkencore:

1.  Grupi Kërkimor i Bimëve të Arave.

2.  Grupi Kërkimor i Hortikulturës.

3.  Grupi Kërkimor i Dokumentimit.

IRGJB ka në përbërje të tij 17 punonjës, nga të cilët:

  • 11 staf akademik (Profesor 2, Profesor i Asociuar 4, Doktor i Shkencave 4, Master Shkencor 1)
  • 6 punonjës jo mësimor.

Pranë IRGJB funksionon Këshilli Koordinativ për resurseve gjenetike të bimëve, i cili ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës si dhe nga institucionet e tjera kërkimore dhe shoqatat që trajtojnë resurset gjenetike bimore. Ky këshill koordinon aktivitetet për resurset gjenetike në shkallë kombëtare. 

Instituti i Resurseve Gjenetike të Bimëve zhvillon veprimtari kërkimore-shkencore në bashkëpunim me institucione e kompani prodhuese, nëpërmjet projekteve për kërkim e zhvillim. IRGJB përfaqëson vendin në organizatat ndërkombëtare për resurset gjenetike te bimëve.

 

Na kontaktoni:

http://qrgj.org

Email:albgenebank@ubt.edu.al

Institucione partnere