avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

ISETNJ

Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Transferimit të Njohurive

ISETNJ, një institucion i themeluar nga Fakulteti  i Ekonomisë dhe Agrobiznesit të Universitetit Bujqesor të Tiranës, është një institucion autonom që ka për mision kërkimin dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve publikë e privatë që lidhen me bujqësinë e zhvillimin rural.

Bujqësia dhe aktivitetet rurale janë tepër të rëndësishme për ekonominë dhe shoqerinë shqiptare. Bujqësia kontribuon akoma me gati 20% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto dhe në zonat rurale akoma banojnë gati gjysma e popullsisë dhe janë të zënë me punë më shumë se gysma e forcave të afta për punë. Më tej, zonat rurale krijojnë vlera që shkojnë përtej vlerave ekonomike e financiare, për të përfshirë edhe vlerat kulturore e mjedisore. Në këto kushte, kuptimi më i mirë aktivitetit bujqësor si dhe i strukturës dhe dinamikës së zhvillimit të zonave rurale është i një rëndësie të dorës së parë për të përgatitur politika e strategji publike e private realiste, që bazohen tek evidenca.

ISETNJ është këtu për të ndihmuar në kuptimin më të mirë të ligjësive të zhvillimit të bujqësisë dhe të zhvillimit rural në Shqipëri në kushtet e një ekonomie të hapur e të integruar. Ne jemi të bindur se kjo do ti  shërbente zgjedhjeve më të mira strategjike në funksion të një zhvillimi të shpejtë e të qëndrueshëm të hapesirave rurale.

Stafi kërkues i ISETNJ është padyshim një sfaf konkurrues përderisa ne besojmë se kemi një farë “monopoli” në fushat e ekonomiksit dhe politikave agrare, zhvillimit rural, menaxhimit të fermave dhe agrobiznesit, financave rurale e turizimit rural. Të kuptohemi, “monopol’në këtë rast do të thotë “kompetencë”.

Në këtë komunikim të parë, dëshirojmë t’ju ftojmë për bashkëpunim duke ju siguruar se tek ISETNJ do të gjeni një partner për projektin e biznesin tuaj.

 

Misioni; ISETNJ ka për mision të ofrojë informacion dhe zgjidhje të besueshme, si për  aktorët publikë ashtu edhe për aktoret privatë. Kjo do t’i kontribuonte vendim-marrjes së bazuar tek evidenca. Nga  ana tjetër, ISETNJ ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të aktorëve publikë e privatë, duke konsideruar se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar i një shoqërie.

Vizioni; ISETNJ synon të bëhet një institucion lider në fushën e kërkimeve të ekonomisë bujqësore dhe rritjen e kapaciteteve të aktorëve publike dhe privatë, në funksion të zhvillimit të ekonomisë bujqësore dhe ekonomisë kombëtare në tërësi.

 

http://isetn.org/home/

Institucione partnere