avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Klubet Studentore ne UBT

1-          Klubi Miqtë e Mjedisit

 

“Klubi Miqtë e Mjedisit” mbledh rreth vetes jo vetëm studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit për të zhvilluar aktivitete të natyrës që karakterizon këta student, por pjesë e tij janë edhe studentët e fakulteteve të tjera të Universitetit Bujqësor të Tiranës duke dhënë kontributin e tyre për finalizimin me sukses të fushatave sensibilizuese dhe ndërgjegjsuese pro-mjedisore.

 

2-          Klubi Ekonomistëve

 

Klubi Ekonomistëve është një organizim studentor të cilët respektivisht besojnë në idetë liberale ose jo liberale për zhvillimin e ekonomisë dhe tregut.

I krijuar nga studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.Aktiviteti I klubit lidhet me vizita në bizneset shqiptare, për t’I pare si raste studimore, për të kuptuar më shumë si krijohet, si funksionon dhe si rritet një biznes.Kubi organizon debate, tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar mbi bizneset, ku janë të ftuar pedagogë, student dhe përfaqësues të biznesit.

 

3-          Klubi Agronomëve

 

Klubi Agronomëve është një organizim studentor I Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit me qëllim zhvillimin e aktiviteteve me të ftuar profesionist nga fusha e agronomisë, aplikimin e dijeve në terren dhe kyrerjen e studimeve me njëri – tjetrin.

 

4-          Klubi Veterinerëve

 

Klubi Veterinerve mobilizon studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në realizimin e një sere aktivitete që I vijnë në ndihmë studentëve duke rritur nivelin e njohurive në anën teorike dhe praktike.

 

5-          Klubi i Sportit

 

Klubi Sportit angazhon studentët dhe pedagogët e UBT-së në aktivitete të ndryshme sportive si futboll, basketboll, volejboll, tenis, shah etj. Organizimi I Kampionateve Sportive në disiplina të ndryshme Brenda universitetit ngjall interesin e studentëve për tu bërë pjesë, kështu arrijmë që të kemi një jetë më të shëndetshme fizike, por edhe një jetë me  sociale Brenda universitetit.

 

6-          Klubi i Ditëve Festive

 

Klubi i Ditëve Festive i UBT-së i kushton një rëndësi të madhe ditëve festive kombëtare dhe ndërkombëtare, studentët zhvillojnë aktivitete që simbolizojnë dhe përfaqësojnë denjësisht datën e një ngjarje të caktuar historike.

 

7-          Klubi Miqtë e Fëmijve në Nevojë

 

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillojnë aktivitete të ndryshme duke ju ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë me veshje, lodra dhe ushqime.Bamirësia është një xhest fisnik,gjë që të cilën studentët po e promovojnë më shembuj konkret për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetin më gjerë.

Institucione partnere