avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Kodi i Etikës

KODI I ETIKËS I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

 

Hyrje

Duke konsideruar që Universiteti Bujqësor i Tiranës është një qendër e arsimit të lartë kryesisht e specializuar në shkencat e bujqësisë dhe mjedisit, ekonomisë dhe agrobiznesit, mjekësisë veterinare, inxhinierisë pyjore dhe të përpunimit të drurit, bioteknologjisë dhe ushqimit,

  • që formon specialistë në fakultetet që janë pjesë integrale e tij,
  • që bashkëpunon gjerësisht në kërkimin shkencor-teknologjik dhe në formimin e vazhdueshëm të inxhinierëve agrarë, ekonomistëve, mjekëve veterinerë, inxhinjerëve të pyjeve dhe të industrisë së drurit, teknologëve agroushqimorë dhe shkencëtarëve të rinj,
  • që kanë kaluar rreth 65 vjet pjesëmarrje  në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik lokal dhe rajonal dhe që merr pjesë aktivisht në jetën akademike europiane,
  • që kjo eksperiencë dhe statuti i saj i lejojnë të marrë pjesë  në përgatitjen e politikave publike të arsimimit dhe të kërkimit në nivele të ndryshme....

Kërkon të shprehë publikisht parimet bazë për të ndjekur veprimet në tërësinë e misionit dhe vizionit të tij

 

Ky dokument i adresohet:

Të gjithë personave që duan të jenë pjesë e UBT si dhe të gjithë studentëve, stafit akademik dhe personelit të të gjitha funksioneve për t’ju lejuar të ndajnë një jetë profesionale ku vlerat personale dhe kolektive lulëzojnë dhe ekuilibrohen brenda këtij institucioni.

 

Ai është shkruar si plotësues i :

-          Statutit të UBT-së,

-          Deklaratës së Bolonjës

-          Kodit të Punës të R.SH

-          Ligjit të Arsimit të Lartë nr. 80/2015

-          Planit strategjik të UBT-së, 2016-2025

 

Ai është artikuluar rreth tre çështjeve duke saktësuar parimet e bashkëveprimit midis :

  • Institucionit dhe shoqërisë
  • Institucionit dhe studentëve të tij
  • Institucionit dhe personelit të tij

 

1.      Institucioni dhe shoqëria

 

UBT angazhohet të

  • formojë specialistë të diplomuar kopetente dhe të përgjegjshëm, profilet e tyre të kualifikimit ti përgjigjen nevojave të shoqërisë,
  • sigurojë në nivelet më të larta formimin e kërkuesve duke i dhënë akses në mjediset kërkimore dhe duke i lejuar të shprehin kapacitetet krijuese,
  • japë ndihmë në përgatitjen e vazhdueshme me qëllim pjesëmarjen në shpërndarjen e njohurive  dhe promovimin e kualifikimeve profesionale,
  • sjellë komunitetit shkencor dhe kolektivit rezultatet e kërkimit në fushat e avancuara të shkencës dhe teknologjisë dhe të kontribuojë në vlerësimin e këtyre rezulateve,
  • marrë pjesë  në administrimin kolektiv të formimit dhe të kërkimit në nivel universitar, kombëtar dhe më gjerë,
  • kontribuojë në zhvillimin ekonomik, në respekt të barazisë sociale, të mjedisit dhe të interesave të brezave që do të vijnë,
  • përcaktojë metodat dhe treguesit  e vetvlerësimit të të gjitha aktiviteteve, dhe ti nënshtrohet aktivisht vlerësimit të instancave kopetente.

 

 Ai pret nga shoqëria

Veçanërisht nëpërmjet përfaqësuesve politikë dhe administrativë, përgjegjësve ekonomikë dhe industrialë si dhe grupimeve shoqërore, sindikatave dhe profesionistëve

  • që ajo të shprehet nëpërmjet nxitjes së kompetencave të institucionit,
  • që ajo të përcaktojë, në kuadrin e një demarshi kontratual të negociuar, misionet që i përkasin dhe që ajo do ti shoqërojë me mjetet dhe mbështetjen e nevojshme,
  • që ajo të marrë pjesë në instancat vendimarrëse të institucionit, të vlerësimit të objektivave të saj dhe në përgjithësi në cilësinë dhe objektivitetin e debateve të politikës së përgjithshme,
  • që ajo të respektojë autonominë e institucionit në modalitetet e realizimit të misioneve të saj,
  • që ajo të vlerësojë rezultatet.

 

2.      Institucioni dhe studentet

Misioni formues i UBT-së në rradhë të parë konsiston në ndjekjen (shoqërimin) e studentëve në rrugën e formimit duke respektuar projektet e tyre personale. Për këtë qëllim ai zbaton në fakultetet dhe në njësitë e tjera akademike formimin shkencor, teknik dhe profesional që, nga njëra anë i japin studentit njohuri të nivelit të lartë, kopetenca profesionale dhe kulturë, dhe nga ana tjetër zhvillojnë aftësinë e punës në grup dhe cilësinë e qytetarit të përgjegjshëm përpara shoqërisë për zgjidhjet dhe zgjedhjet e tij.

 

       

Për këtë qëllim institucioni angazhohet që :

  • të zhvillojë të gjitha programet e formimit dhe planifikimit në njësitë mësimdhënëse dhe në inkuadrimin e studenteve,
  • të ndihmojë çdo student të krijojë projektin e tij profesional duke patur parasysh dëshirat e tij dhe duke e informuar për tregun e punës në të gjithë diversitetin e tij,
  • ti japë studentëve dhe doktorantëve, përveç ndihmës për formim, një program pune për të favorizuar zhvillimin e tyre personal, duke ofruar opsione  formimi të propozuara nga fakultetet,
  • të marrë në konsideratë, në procedurat e vlerësimit, përfshirjen e studentëve në hartimin e projektit të tyre personal dhe profesional, në jetën shoqërore dhe në pjesëmarrjen në këshillat e institucionit,
  • tu çojë vlerësimet organizmave kompetente, publike apo private, për tu siguruar studentëve të tij kushte pritjeje të favorshme për zhvillimin e studimeve të tyre.

 

Ai pret nga studentët e tij

  • që ata, si vazhdim natyral të pranimit të tyre në një nga fakultetet e UBT-së, të marrin pjesë në objektivat dhe kërkesat, e shprehura në programet pedagogjike dhe Rregulloret e Universitetit dhe të fakulteteve,
  • që ata të angazhohen të jenë aktorë të formimit të tyre, të marrin pjesë në terësinë e aktiviteteve që zhvillohen, të përforcojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre në ndihmë të tërësisë së mjeteve që i janë vënë në dispozicion, të zhvillojnë autonominë dhe të ndjekin përmbushjen e projektit të tyre personal,
  • që të marrin pjesë terësisht në projektet dhe aktivitetet e tjera të universitetit,
  • që të sjellin një bashkëpunim aktiv në instancat ku përfaqësohen, jo të limituar në mbrojtje të interesave të disa kategorive,
  • që të sillen me respekt dhe pa diskriminim ndaj çdo personi,
  • që të pasurojnë institucionin me eksperiencën e tyre si gjatë shkollimit ashtu dhe gjatë jetës  aktive,
  • që të kenë përgjegjshmëri të plotë të aspekteve të ndryshëm të jetës së tyre të ardhshme profesionale dhe sociale. 

3.      Institucioni dhe personeli

Institucioni angazhohet ti sigurojë personelit të tij

  • kushte pune të përshtatshme dhe mjete materiale në raport me detyrën e ngarkuar,
  • informacione të rregullta dhe të sinqerta dhe një mjedis profesional që vlerëson punën e tyre,
  • një mjedis social duke inkurajuar bashkëpunimin dhe solidaritetin, një mjedis pune të hapur që garanton pavarësinë e tyre në gjykim,
  • kushte favorizuese në marrjen e informacionit, në mobilitetet profesionale dhe në marrjen e përgjegjësisë në të gjitha fushat,
  • praktika vlerësimi transparente dhe një administrim aktiv të karrierave duke hapur perspektiva për emërime,
  • një dëgjim të kujdesshëm për të gjitha problemet e etikës që dalin në kuadër të aktivitetit të tyre profesional,
  • në fushën e kërkimit dhe të doktoraturave, respektin ndaj atributeve dhe detyrave të kërkuesve në të gjitha etapat e karrierës së tyre, në të gjitha fushat, përfshirë inkuadrimin dhe marrjen e përgjegjësisë në administratë.

 

Ai pret nga personeli

  • një punë të korrekte dhe efikase, që respekton detyrimet profesionale dhe morale dhe vlerat e shprehura në rregulloret bazë të UBT-së,
  • një angazhim të sinqertë të punës në grup; të japë ose të kontribuojë në mësim, në kërkim apo shërbim cilësor dhe të propozojë inovacione që mund të përforcojnë performancën pedagogjike dhe shkencore të institucionit,
  • vlerën e respektit dhe heqjen e diskriminimit ndaj çdo personi dhe veçanërisht ndaj studenteve,
  • mbrojtjen e interesave kolektive, mbajtjen në gjendje të mirë të pasurisë së institucionit dhe një përdorim të arsyeshëm të burimeve të saj,
  • një dëshirë të formimit të vazhdueshëm,
  • një pjesëmarrje aktive në instancat përfaqësuese, jo të kufizuar në mbrojtje të kategorive të interesit dhe një përfaqësim pozitiv të institucionit në organizmat jashtë tij,
  • një disponibilitet ndaj të gjitha formave të rëndësishme për të shtuar ndihmën ndaj institucionit, fakulteteve, departamenteve, laboratorëve dhe shërbimeve.

 

Zbatimi

  • UBT-ja angazhohet të respektojë parimet e këtij kodi në tërësinë e aktiviteteve të tij dhe të rregullave te funksionimit, veçanërisht në këshillat dhe komisionet në nivel institucioni, fakultetesh, departamentesh, laboratorësh dhe shërbimesh.
  • UBT-ja angazhohet ti referohet parimeve bazë të këtij kodi në të gjithë dokumentacionin e brendshëm si rregullore të brendëshme, rregullore të shkollimit, programe pedagogjike, rregullores së etikës, rregullore specifike, higjenës dhe sigurisë në punë, etj.
  • Ky kod dhe dokumentat e tjerë shoqërues do ti transmetohen të gjithëve; studentëve, stafit akademik dhe personelit. Ato bëjnë pjesë të dokumentave të pranimit për të gjithë personat që marrin funksionet e tyre në këtë institucion dhe për të gjithë studentët e pranuar.
  • UBT-ja do të zbatojë një politikë të vetvlerësimit dhe të vlerësimit duke u mbështetur në:
  • mjete dhe tregues të vetvlerësimit të aktiviteteve të tij, në veçanti përsa i përket  vlerësimeve të mësimit,
  • të instancave me reputacion dhe që ai i nxit për këtë qëllim, të instancave të ndryshme kopetente të ngarkuara me vlerësimin e institucioneve universitare.

Institucione partnere