avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Projekte aktuale

1)  Tempus Project  Nr. 517117 - Developing Information Literacy and Knowledge Based Economy in Western Balkans Countries.

·        Afati: Nëntor 2011 - Tetor 2015

·        Objektivi kryesor: Avancimi i procesit të Bolonjës për një Europë të Njohurisë duke zhvilluar programet lidhue me Njohurinë për Informacionin për t'i përdorur në curricula, për të zhvilluar të mësuarit gjatë gjithë jetës në shoqërin dhe një përputhje të gjerë me synimet e Procesit të Bolonjës.

·        Objektivat specifike:

a)      Zhvillimi i programeve të Njohurisë për Informacionin dhe përdorimi i tyre në curricula.

b)      Zhvillimi i moduleve novatore, online për Njohurinë për Informacionin dhe një të mësuar gjatë gjithë jetës.

c)      Harmonizimi i programeve të Njohurisë për Informacionin në ato që janë aktualisht aktive në vendet e Ballkanit Perëndimor.

d)      Forcimi i kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë për planifikim strategjik dhe zbatimin e programeve lidhur më Njohurinë për Informacionin, për të inkurajuar njohuri të transferueshme për një "ekonomi konkurruese, dinamike të bazuar mbi njohurinë"

e)      Zhvillimi i politikave, udhëzimeve, objektivave dhe misionit për Njohurine për Informacionin

f)       Përhapja e informacionit lidhur me përqasjet ndaj zhvillimit të Njohurisë për Informacionin dhe garantimi i qendrueshmërisë.

 

Për më shumë informacion vizitoni: www.ringidea.org.

 

 

 

2)    The Erasmus + CBHE project “Library Network Support Services”    

Objektivat specifike:

a)      Roli i UBT në këtë projekt do të jetë rritja e nivelit të kompetencave në fushën e Shkencës së Bibliotekonomisë dhe Informacionit, si dhe rritja e përshtatjes me standartet për brezat e ardhshëm.

b)      Një nga synimet e Bibliotekës së UBT është ngritja e shërbimeve të bibliotekës për të arritur standartet e vendeve të tjera europiane.

c)      Mbështetja e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke synuar zhvillimin modern të shërbimeve bibliotekare bazuar në teknologjine bashkëkohore të informacionit dhe komunikimit.

 

 

 

3)    Marrëveshja për bashkëpunim dhe Zhvillim ndërkombëtar ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Institute of Information Science (IZUM), Slloveni, me titull:  “Agremeent on Cooperation in Developing the National Bibliographic System COBISS AL.

 

Mbi bazën e kësaj marrëveshjeje janë trajnuar katër nga punonjëset e Bibliotekës, të cilat kanë fituar liçencën e katalogimit në këtë sistem dhe është duke u krijuar database online i bibliotekës.

Institucione partnere