avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Qendra e Karrierës dhe Alumni

Qendra e Karrierës dhe Alumni – QKA

 

Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është edukimi universitar, pasuniversitar, kërkimi dhe trajnimi për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër ekzistenca e një strukture që kontribuon në mënyrë konkrete në përafrimin e kapaciteteve me edukimin e duhur profesional sipas nevojave të sipërmarrjeve, institucioneve publike dhe organizatave të ndryshme që janë të lidhura me fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit, është një nevojë e padiskutueshme.

Ndaj, me vendim Senati të UBT, Nr. 14, Datë 28.12.2013, Qendra e Karrierës dhe Alumni (QKA) është pjesë funksionale e strukturës organizative të UBT. Kjo qendër është pjesë e ekipit të Degës së Zhvillimit të Kurrikulave, Karrierës dheVlerësimit Institucional.

QKA shërben si një hallkë ndërmjetëse, e formësimit teorik dhe praktik të studentëve, nga njëra anë, dhe facilitimit të përballjes me tregun e punës, nga ana tjetër.

Qëllimi:

Qellimi kryesor i QKA është të informojë dhe të orientojë studentët e UBT gjatë studimeve të tyre, në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme, duke krijuar mundësi për realizimin e praktikave mësimore, trajnimeve,  pjesmarrje  në konferenca, workshop, seminare, si dhe të facilitojë kontaktin me tregun e punës, dhe më tej, gjurmimin e ecurise së tyre në vijim.

Qendra e Karrierës dhe Alumni

Universiteti Bujqësor i Tiranës

FEA, Godina B, Zyra 105

E-mail: karriera@ubt.edu.al

Institucione partnere