avcilar escort atasehir escort atakoy escort halkali escort

Languages

Senati Akademik

SENATI AKADEMIK

 

SENATI është organi më i lartë kolegjial akademik, përgjegjës për përmbushjen e misionit të UBT-së. Në përmbushje të përcaktimeve ligjore në fuqi, anëtarët e SENATIT Akademik të UBT-së janë zgjedhur nga asambletë e personelit akademik të njësive kryesore, me votim të përgjithshëm, për një mandat katërvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mes anëtarëve të personelit akademik me kohë të plotë përmes vetëkandidimit.

SENATI Akademik  kryesohet nga Rektori i UBT-së.

Ai përbëhet aktualisht nga 25 anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha njësitë kryesore të UBT, nga të cilët 22 anëtarë të stafit akademik dhe 3 studentë.

 

 

         Foto: Salla e Senatit Akademik të UBT-së.

 

 Disa prej funksioneve kryesore të  SENATIT AKADEMIKtë UBT:

  • Garanton autonominë e UBT, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve.
  • Propozon planin strategjik të zhvillimit të UBT-së.
  • Miraton programet e reja të studimit, të kërkimit shkencor, ndryshimet si dhe mbylljen e tyre.
  • Miraton hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të UBT-së mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë.
  • Miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore të UBT-së.
  • Garanton sigurimin e brendshëm të cilësisë në UBT.
  • SENATI përcakton politikat e zhvillimit të Universitetit, duke programuar, bashkërenduar, kontrolluar dhe vlerësuar veprimtarinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. 

Institucione partnere