Skip to Content

I themeluar më 1 nëntor 1951 si Instituti i Lartë Bujqësor, me vetëm 43 studentë, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shënuar 75 vite histori, dije dhe zhvillim në shërbim të vendit. 
Nga vendosja në Kodër-Kamëz në vitin 1957 deri në marrjen e statusit universitar në vitin 1991, UBT është rritur e transformuar, duke u bërë një qendër e rëndësishme e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. 
Sot, me rreth 6 mijë studentë, universiteti vijon rrugëtimin e tij përmes modernizimit akademik, ndërkombëtarizimit dhe inovacionit. 
Përmes Strategjisë UBT 2030, ai synon të forcojë cilësinë akademike dhe të ndërtojë ura të reja mes dijes shkencore dhe nevojave të shoqërisë. 75 vite histori, dije dhe zhvillim – një trashëgimi që frymëzon të ardhmen.

THEMELUESIT 1951

Pirro Dodbiba (1924 - 2005)

REKTORI I PARË UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS 
Çdo universitet i madh nis me një vizion. Historia e Universitetit Bujqësor të Tiranës nisi në vitin 1951, falë një brezi njerëzish që besuan se dija, shkenca dhe arsimi ishin themeli I zhvillimit të një vendi. 
Të udhëhequr nga Pirro Dodbiba, rektori i parë, akademikë, pedagogë dhe specialistë të përkushtuar hodhën themelet e një institucioni që do të formonte breza të tërë profesionistësh dhe do të kontribuonte në transformimin e bujqësisë dhe të shoqërisë shqiptare. Ata nuk ngritën vetëm një universitet. Ata krijuan një traditë akademike, kultivuan mendimin shkencor dhe hapën rrugën për brezat që do të vinin.
Sot, emrat e tyre mbeten të pandarë nga historia dhe identiteti i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Sepse institucionet ndërtohen në kohë, por trashëgimia e tyre nis nga njerëzit që guxojnë të mendojnë përtej kohës së tyre.

Abedin Çiçi 

(1911-2005)

Themelues i Hortikulturës

Andon Ikonomi 

(1950-1990)

Agronom

Edibe Ohri

 (1924-2014)

Pedagoge Agrokimi

Faik Bajraktari

 (1920-1990)

Pedagoge Agrokimi

Niko Qafëzezi

 (1915-1998)

Agronom

Robert Papajani

 (1915-1998)

Agronom

Ligor Prifti



Skënder Rusi

 (1912-2000)

Agronom

Bajazit Shehu

 (1924-1990)

Biolog

Enver Babameto

 (1928-1976)

Lektor Mjekësia Veterinare

Metush Luli

 (1924-1990)

Dekani parë i Mjekësisë Veterinare

Rreshit Shtëpani



Belul Hatibi



Anastas Papa



Drita Stafa