Për herë të parë në Shqipëri këtë vit akademik diplomohen në UBT studentë në “Arkitekturë peisazhi”




Një tjetër risi për UBT gjatë këtij viti ishte edhe fakti se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, këtë vit akademik do të diplomohen arkitektë peisazhi në nivelin bachelor. Diplomimi i tyre do të realizohet me projekte origjinale ndërkohë që ferma didaktike e UBT-së,  kampusi i universitetit dhe ‘’Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës janë vendet kryesore ku kryhet praktika. UBT prej vitesh punon për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për mbështetjen e këtij programi në të dy nivelet e studimit. Ndërkohë studentët e vitit të tretë të degës së arkitekturë peizazhit në Universitetin Bujqësor të Tiranës vijojnë të zhvillojnë praktikën profesionale në ambientet e sipërpërmendura.

UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me UHZ në Pejë