Në 14 qershor të këtij viti u zhvillua në ambientet e UBT ceremonia e ndarjes së çmimeve për studentët fitues të konkursit me temë ‘’Zhvillimi rural dhe fuqizimi i sipërmarrjeve për profesionistët e rinj’’, një event i organizuar në bashkëpunim me FED invest, kompania e cila shpërndau edhe çmimet përkatëse. Fituesit e konkursit ishin shpallur paraprakisht në 7 qershor ndërsa për ta u akorduan çmimet dhe dhuratat përkatëse në në ceremoni të organizuar në UBT.
Në aktivitetin e organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në UBT, morën pjesë studente/ë të këtij universiteti, pedagogë/e nga fakultete të ndryshme të universitetit, dekanë e anëtarë të Rektoratit të UBT-së, përfaqësues e drejtues të FED invest dhe të Qendrës ABA etj. Pjesa më e madhe e studentwve fitues ishin nga FEA, ndërsa një pjesë tjetër nga FBM.
Pas fjalës përshëndetëse mbajtur nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku i cili shprehu edhe një herë gatishmërinë e institucionit që ai drejton, vullnetin personal por edhe dëshirën e tij dhe të stafit akademik të UBT për sa më shumë aktivitete të tilla të ngjashme që nxisin dhe promovojnë punën e studentëve, u ndanë çmimet dhe dhuratat për fituesit e mëposhtëm;
Anisa Haka
Gerta Bamllari
Kristjana Sulejmani
Klevisa Gjura
Andi Strazimiri
Ervin Zeka
Klaudio Voci
Sidorela Pula
Inva Balliu
Roselda Balla
Fituesit u shpallën nga Komiteti Organizator të Konkursit të Studentëve të UBT-së dhe kriteret bazë të përzgjedhjes u hartuan dhe u zbatuan nga Komiteti Organizator i Konkursit të Studentëve (UBT_FED invest).
Gjetë fazës së parë të kualifikimit, studentët e fakulteteve të ndryshme të UBT-së përzgjodhën temat dhe dorëzuan punimet e tyre në formatet: Projekt investimi, (projekt proposal) në sistemin e agrobiznesit (industria e inputeve, sektori i fermës, industria agroushqimore); Artikull (kërkimor ose aplikativ); Rast Studimor (një shembull suksesi) dhe ESE.
Aktivitetin e përshëndetën me fjalën e tyre edhe kryetarja e KD të FED Invest, Zana Konini; Dekani i FEA-s dhe ai i FBM-së, Prof. Remzi Keco e Prof. Ilir Kristo; administratori i FED Invest, Perlat Sulaj; drejtuesi i Qendrës Aba, Behar Gjoni si dhe Prof. Eda Luga nga FEA.
Vlerësime në këtë ceremoni ndarjesh çmimesh u dhanë nga FED invest edhe për profesorët apo pedagogët/et mentorues për studentët fitues.
Aktivitete të tilla por edhe të tjera të zhvilluara dhe ato që do të pasojnë në të ardhmen, ndërmerren edhe në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit firmosur ndërmjet UBT dhe FED invest në një sërë fushash e sektorësh.